Rama nis fushatën, konfirmon kandidatin e parë për zgjedhjet lokale

482
Sigal

Pasi shuajti protestën studentore me të gjitha format e mundshme, Edi Rama ka nisur një tur paraelektoral që do të vijojë nëpër të gjitha qytetet kryesore të vendit. Takimi i parë nën sloganin ‘Bashkia që duam’ u zhvillua sot në Korçë, ku kryeministri rikonfirmoi Sotiraq Filon si kandidat për bashkinë në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Ai foli për një mandat tjetër të Filos.

Formati i takimit ‘Bashkia që duam’ nuk ndryshon shumë nga formatet e tjera të takimeve propagandistike të Edi Ramës. Njësoj si në rastin e llogaridhënieve publike, Rama hedh e pret batuta me qytetarët dhe kujdeset në mënyrë të veçantë që të thotë se ai bën diferencën me të tjerët.

Me ç’duket kryeministri dhe konsulentët e tij e kanë nuhatur se këtu është krijuar një perceptim i gjerë publik se klasa politike është e gjitha njësoj. Rritja e apatisë së qytetarëve ndaj të gjitha partive politike do të thotë më pak vota. Rama i trembet këtij trendi.