Rama nis fjalimin me sulm ndaj Blushit: Disa presin të përmbyset një gotë uji

486
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën e mbajtur në Kongresin e PS-së foli për debatin me deputetin Ben Blushi, duke e thumbuar këtë te fundit kur tha se disa presin që të përmbyset qoftë edhe një gotë ujë sot në këtë mbledhje.
“Ka një pakicë shumë të vogël e cila nga ky kongres presin të shohin se si do i bëhet halli statutit, mandatit tim që sot këtu sipas saj jam i pa zgjedhur. Do të diskutoj hapur për këtë në pjesën e tretë të Kongresit. Jo vetëm kaq, ka në këtë kongres opinione të ndryshme edhe mbi gjëra të tjera me rëndësi apo me më pak rëndësi për përmirësimin e qeverisjes.
Jashtë kësaj shtëpie ka forca që presin me interes të madh çfarë do të ndodhë në këtë Kongres. Qoftë të përmbyset dhe një gotë ujë që pastaj të thuhet se anija jonë u përmbys. Por do të zhgënjehen sërish…Nga ky Kongres do të dalim edhe më të vendosur për të ecur drejtë në drejtimin e duhur. Nuk ka rëndësi këtu sa dhe si do të zhgënjehen ata që nuk na duan, rëndësi ka që edhe sot e kanë të gjithë vëmendjen tek ky Kongres.
Le t’i kushtojmë një duartrokitje kreut të grupit parlamentar në PS Gramoz Ruçi, mes plot të tjerash më ka dhënë edhe një këshillë: Kujdes kur lëvdon me emra …
Po t’ja kisha dëgjuar tërë këshillat Gramozit do të isha bërë dhe unë një burrë po aq i urtë sa edhe ai. Nuk do ta mbaja deri më sot dhe mot në krahë të djathtë për të bërë më pak gabime dhe për të mi numëruar ato. Sot nuk më lejohet që të mos falenderoj me emer ty të parin për dy gjëra.
vijon…
Sigal