Rama ngulmon: I kemi ulur taksat 97% të shqiptarëve, uji e dritat nuk janë taksa!

502
Kryeministri Edi Rama ka ngulmuar sot në Kuvend se i ka ulur taksat për 97% të shqiptarëve dhe se problemi është se qytetarët ngatërrojnë taksën me shërbimet. “Fatura e ujit dhe e dritave nuk janë taksë”, theksoi Rama në Kuvend, ku zgjodhi të komunikonte direkt me opozitën e cila po proteston në akset kryesore kombëtare kundër tarifave të larta të qeverisë dhe shtimit të varfërisë në vend.
“Ta lësh popullin tënd të ballafaqohet me greminën siç e lanë të tjerët para nesh, – tha Rama teksa po tërhiqej nga taksa e Rrugës së Kombit, – nuk hyn në raportin tonë dhe unë e quaj tradhti. Të mos ndërhysh sot për ta mirëmbajtur Rrugën e Kombit dhe të vazhdosh rrugën më të lehtë duke thënë vazhdoni se është falas për të gjithë, mund të fitosh kohë duke qëndruar rehat do të thellosh greminën ku gjendet ai komunitet.
Në rast se ne nuk ndërhyjmë për ta mirëmbajtur rrugën dhe ata që e përdorin më shpesh nuk japin kontributin e tyre. Ajo që duhet të gjithë të kuptojnë dhe është përgjegjësia jonë ta bëjmë të kuptueshme, është se ne nuk i kemi rritur taksat por i kemi ulur për 97% të shqiptarëve por fatkeqësisht shumë njerëz sot e quajnë taksë pagesën e ujit, energjisë, shërbimeve . por këto nuk janë taksa po kosto dhe kush është mësuar të mos paguajë asgjë nuk është i lumtur sot të paguajë edhe ujin e dritat….Por nëse u katandisëm duke rënë pre e politikanëve që për rehatin e tyre për jetëgjatësinë e pushtetit të tyre ia lanë të ardhmes problemet që duhen zgjidhur sot ne nuk mund t’i lëmë.
Në aspektin konkret të kësaj rruge kam dëgjuar krahasime që nuk kanë lidhje.
Një teori që në Zvicër paguhet një kartë rrugësh, 40 euro e që bredh kudo. E vërtetë. Por e paguan kushdo që ka makinë. A janë të gatshëm shqiptarët sot të paguajnë këtë? Nuk mund t’i faturohet një personi një kartë për rrugët që nuk i përdorin. Ndërkohë që ne kemi taksën mbi karburantin, se përdoruesit e mjeteve janë dhe ndotësit më të mëdhenj. Nëse ajo ulet, ku dalin paratë për të vazhduar të bësh të gjitha të tjerët? Kështu që duhet të taksohen gjithë të tjerët, me makinë, pa makinë,”- shtoi ai.
Sigal