Rama ngre dy gishtat lart dhe këshillon demokratët nga Saranda: Voto PS, ke edhe PD!

450
Ndërsa flitet gjithnjë e më shumë për skenarin e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku PS dhe PD do të qeverisin bashkë, vetë kryeministri Rama lë shumë për të nënkuptuar me deklaratat që bën.
Në përfundim të takimit me banorët e Xarrës në Sarandë, kryeministri Rama këshilloi të gjithë demokratët që se kishin ndarë ende mendjen për kë do të votonin.

“Se ju që rrini këtu në diell me mua e keni ndarë mendjen, se kot nuk rrini, por e kam për ata që janë në shtëpi”,- tha kryeministri.

Më pas duke ngritur dy gishtat lart, për të treguar numrin rendor të Partisë Socialiste në fletën e votimit, ai u shpreh: “E doni Saliun? Mbajeni në zemër, në mendje mbani PS. Mos votoni PD, e hidhni votën kot. Nëse voton PS, ke edhe PD”,- tha ai duke ngritur sërish lart dy gishtat.
Sigal