Rama në Vjenë: Shqipëria qasje të re të zhvillimit ekonomik

60

Kryeministri Edi Rama mbajti dje një fjalim në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili këtë vit pati temë qendrore “Vizione dhe përgjegjësi në një kohë të ndryshimeve. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se në filozofinë e saj, Qeveria shqiptare beson se prosperiteti i rajonit si i tërë kërkon bashkëveprim të orientuar drejt projekteve të qarta. “Unë besoj se ajo për të cilën ne kemi veçanërisht nevojë sot e tutje, është të përqendrohemi në vendet tona dhe në rajon, në projekte të orientuara drejt rezultateve përmes qëllimeve dhe afateve të përcaktuara qartë. Duke folur për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama tha se, Qeveria doli me një qasje krejt të re kundrejt zhvillimit ekonomik dhe se kjo qasje, bashkë me reformat e ndërmarra, sollën rezultate pozitive brenda një viti, duke pohuar se “Falë një sërë reformash dhe një ndryshimi në qasjen e qeverisë ndaj komunitetit të biznesit, ne si Shqipëri patëm një hov të konsiderueshëm në vetëm një vit, në Raportin e të Bërit Biznes: u ngjitëm 40 vende më lart. Bashkëveprimi, qëndrueshmëria dhe kreativiteti janë thelbësore për ta kthyer rajonin tonë në një treg shumë më të madh dhe ta bëjnë atë edhe më tërheqës. Por, përtej arritjeve tona personale, rajoni ynë duhet të përfaqësojë gjithmonë e më shumë një treg shumë më të.”