Rama në Turqi, PD: Negociatë sekrete. Kryeministria: Keqardhje

392
STAMBOLL – Kryeministri Edi Rama zhvillon një vizitë një ditore në Stamboll si i ftuar nderi në forumin e njohur publik “Tryeza e Ideve”, me në fokus prespektivën e partneritetit strategjik mes dy vendeve në fushën e Tregtisë dhe Industrinë.
Takimi i sotëm është edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij organizimi, ku marrin pjesë mbi 50 industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq në fusha të energjisë turizmit e sektorë të tjerë strategjikë.
Por kjo vizitë e kryeministrit Rama është kthyer në objekt akuzash nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi kreun e qeverisë se vizita ka tjetër qëllim: Arritjen e një negociate të fshehtë me një konsorcium turk të interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës.
Kjo akuzë ka sjellë reagimin e zyrës së kryeministrisë, e cila ka sqaruar se vizita e Ramës në Stamboll është koordinuar nga konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll, dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë negocim të fshehtë.
“Me keqardhjen e zakonshme për fjalorin e ulët nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, është e udhës të rinënvizohet edhe sot se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashkë me atë pushtet në 23 qershor 2013. Por fatkeqësisht ajo kohe është ende në mendjen e atyre që mbajnë peng sot e gjithë ditën opozitën e Shqipërisë, të cilëve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra”, thuhet në njoftimin e zyrës për shtyp të Kryeministrit.  
Njoftimi zyrtar i Kryeministrise
Takimi i sotem eshte edicioni i pesembedhjete i ketij organizimi, ku me pare kane marre pjese si te ftuar nderi autoritete te larta vendase e te huaja ne fushen e ekonomise, tregtise dhe turizmit. Tema e ketij takimi eshte “Perspektiva partneritetit strategjik Shqiperi Turqi ne fushen e Tregtise dhe Industrise”.
Ne takimin e sotem, ku i ftuari i nderit eshte Kryeministri shqiptar, do te marrin pjese mbi pesedhjete industrialiste dhe investitore te medhenj turq, ne fushen e energjise, turizmit, manifaktures, bujqesise e shendetesise, si edhe rreth njezete perfaqesues te medias se shkruar dhe elektronike turke.
Per te hequr cdo “merak” te Partise Demokratike vizita e sotme eshte koordinuar nga konsullata e pergjithshme e Republikes se Shqiperise ne Stamboll dhe njesoj si ne te gjitha rastet e meparshme do t’i behet me dije edhe publikut shqiptar permes kanaleve te informimit publik.
Me keqardhjen e zakonshme per fjalorin e ulet nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, eshte e udhes te rinenvizohet edhe sot se koha e seksereve qe negocionin ne hotelet e botes pasurite e popullit shqiptar per llogari te pushtetit familjar qe shporri vota e popullit shqiptar, ka marre fund bashke me ate pushtet ne 23 qershor 2013. Por fatkeqesisht ajo kohe eshte ende ne mendjen e atyre qe mbajne peng sot e gjithe diten opoziten e Shqiperise, te cileve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra.
Sigal