Rama në Turqi: Nuk ka krizë energjetike, por nga injoranca

432
Gjatë takimit në Samitin Ekonomik në Turqi, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka krizë energjetike, por krizë vetëm nga injoranca. Sipas tij Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në rajon përsa i përket energjisë.
“Projekti Tap e vendos vendin tonë në një politikë strategjike të Be. Shqipëria ka shans të luajë një rol të rëndësishëm në rajon. Kjo është një ndryshim thelbërsor. Nuk ka krizë energjetike, por nga injoranca. Duhet qënë bashkë për të rritur horizontin e energjise dhe të shmangim krizat.”- u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij ai tha se 1 ndër 4 shqiptarë nuk paguan faturën e energjisë elektrike, por niveli i të ardhurave është i lartë. Sipas kryeministrit ,në dy vite ka patur transformin ekonomik në sistemin energjetik, falë një platforme agresive për rimëkëmbjen.  
Sigal