Rama në Tropojë: Kush e nxorri PD-në nga çadra dhe kush e shpëtoi Lulin? Saliu apo unë?

558
Kryeministri Edi Rama ngacmoi kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha gjatë fushatës së tij në Tropojë ditën e sotme.
Kreu i qeverisë tha se ishte ai që e kishte shpëtuar Lulzim Bashën dhe kishte nxjerrë Partinë Demokratike nga çadrave falë lëshimeve që bëri.

Ai gjithashtu krahasoi punët që ka bërë ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha në Tropojë, me dy skuadrat e futbollit të Real Madrid dhe Kukësit.

“Të votosh sot PD, është vetëm tifozllëk, është të votosh për një skuadër si me qenë skuadër futbolli.

Me votë do përcaktoni jetën tuaj, jo ndeshjen në 90 minuta. Kush do që të vazhdojmë të bëjmë për Tropojën shumë më tepër, duhet të votojë PS-në, dhe demokratët le të rrinë demokratë por më 25 qershor mos shkoni në votime si tifozë, por se kush do na i bëjë punët.

Do thoni ju po si t’ja bëj që zemrën kam Saliun, po ti mbaje në zemër, mbaje dhe foton e tij në shtëpi, por vota nuk është punë zemre, vota është për familjen, për qytetin, për shtetin tënd. Saliu ça nuk ju ka thon për mua, po po u matën unë me Saliun për punë në Tropojë, jemi si Reali me Kukësin. Edhe Kukësi nuk është i keq, por prapë nuk është Reali. Kush jua shpëtoi Lulin juve, Saliu apo unë, unë jua nxora, kush ju nxorri nga çadra mor?,” tha Rama në Tropojë.
Sigal