Rama në Skrapar, Basha: Po tallet me fermerët, u thotë s’ka subvencione dhe paratë ua jep miqve

473
Sigal

Kreu i
opozitës, LuIzim Basha zgjodhi rrjetin social Facebook për të reaguar pas vizitës
së kryeministrit Edi Rama në Skrapar, ku zhvilloi një takim me fermerët. Sipas
Bashës, kryeministri po tallet me fermerët, të cilëve u thotë nuk ka
subvencione, dhe paratë i ka për miqtë dhe klientët e tij.

Postimi i plotë i Bashës

Nuk i kupton dhe nuk do ti kuptoje Rama fermerët që
ankohen për bujqësine.

Ca thone e ka nga injoranca, se ne pune te ekonomise dhe bujqesise eshte
bylmez. Ca thone e ka nga droga, nga prodhimi dhe konsumi. Fermeret hallexhinj
por te zgjuar e dine se e ka nga hajduteria.

Interesi i tij i vetem jane paratë dhe pushteti, prandaj kujdesin e ka vetem
per kriminelet dhe trafikantet të cilët i garantojnë para dhe pushtet. Per
fermeret ka talljen, arrogancen, perbuzjen.

S’ka para për fermerët ju thote Edi Rama kudo që shkon, sepse parate i ka për
vete, per miqte dhe klientet e tij. Vetëm ne 1 vit, 88 milion dollarë kanë
marre 11 kliente, ndërtues dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. 92 milion dollarë
te tjere janë shpenzuar për zyra, makina, orendi, bileta avionësh. 180 milione
dollarë vetëm në një vit kane perfunduar në xhepat e Ramës dhe miqve të tij.

Dalin e teprojne keto para për të subvencionuar çdo fermer shqiptar dhe për të
investuar në kanale kulluese e vaditëse, për të asfaltuar rrugë dhe nderuar
ujesjelles.

Nuk ka e nuk do kete as investime, as subvencione me kete kryeminister. Edi
Rama nuk ka zgjidhje per fermeret, vetem tallje dhe justifikime.

NIPT-i për fermerin është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë subvencione.
Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevoje për NIPT sepse kanë numrin e tyre
personal të identifikimit.

Me numrin personal qe ka çdokush ne karten e identitetit, me 100 milione
dollare ne vit buxhet per grante dhe jo kredi, ne kemi dhe do japim zgjidhje
per çdo fermer qe punon dhe prodhon. # Shqiperia me mire pa Edi Ramen.