Rama në Shishtavec: “Thoni çfarë ju vjen për mbarë se në Kukës jemi, unë me Partizonin jam

470
Sigal

Përpara fermerëve të Kukësit, kryeministri Rama deklaroi që nuk ka bërë shumë për Kukësin, por kjo vjen si pasojë e operacionit ku është futur vendi në këto vite. Ndërsa kërkoi mbështjetjen e tyre edhe për një 4-vjeçar tjetër Rama tha se operacioni nuk do ndalet, por se ata janë të lirë ta zgjedhin, në të kundërt mund të vazhdojnë të kurohen me kamomil e mjaltë.

“Nuk pretendoj, nuk kam kurajo t’ju them sa shumë gjëra kemi bërë ne për Kukësin. Është e vërtetë nuk kemi bërë shumë. Por njerëzit ata që janë prindër ta linin fatin në dorë të fanellës jam unë me këtë fanellë dhe nuk ndërroj ekip. Po e them që këto reforma nuk vendosin fatin e zgjedhejve të ardhshme, kam ardhur këtu që deri kur të rri kusht të jetë që të bëjmë reforma. 4 vjet njerëzit do thonë ik vëlla se nuk e mbajmë dot operacionin, ik vëlla se do vazhdojmë me kamomil e mjalt. Këto refoma duhet të vazhdojnë, kemi vendosur bazën, kemi ndërtuar mure, këta janë gati për tenda plasmasi. Ne flasim për ju, punojmë për vete, ju na dëgjoni neve dhe zoti ju ndihmoftë. U zgjata pak më dha frymëzim rruga dhe dielli”,- tha kryeministri.

Duke vazhduar me batuatat, Rama tha se nuk kishte bindje të kishte shumë tifozë në Kukës, por se ishte i bindur që skuadra e tij do fitonte.

“Thoni çfarë ju vjen për mbarë se në Kukës jemi. Unë me Partizonin jam, nuk kam shpresë se do ketë tifozllik të madh për mua, por dihet që Partizoni do fitojë”.

DIALOGU ME FERMERIN
Fermei: Jam i kompletum 90%
Rama: Hajde të të përqafoj, se unë vetë mezi jam kompletuar 51%
Fermeri: S’ka gjë, se ke kohë
Rama: Po, po ajo më mban…(qesh)
Fermeri: Toka është zhvillim mund të thithë qoftë nga investitorët e jashtëm dhe të brendshëm

Rama: Keni konflikt për tokën me 7501?
Fermeri: S’skemi me njëri-tjetrin por e kemi me ligjin..Nëse shteti do ketë mundësi me na siguru farët e thekrës dhe patates

Rama: Miku im do të them dy gjëra. E dëgjoj këtë situatë që konfliktin e kanë me ligjin 7501 kur futet 7051 i bën çorap, nuk të premtoj, se më thonë s’mban premtimet. Unë bëj premtime që besoj se do ti mbaj, do ti mbaj një më një, se për një duhet më shumë kohë është muhabet tjetër, kjo është çështje fytyre. Ju shifni kush nga këta që flasin ka fytyrën më të besueshme. Kam filluar të ndjek një grup pune për këtë çështje, sipas vendit bëhet Kuvendi. Nuk jam jurist, nuk pretendoj të di apo të jap mend, se kjo mund të jetë ligjërisht e bëshme. Parlamenti ta vendosë aty ku s’ka problem me kufijt të marrë tokën siç e ka. Për gjatësinë që kam s’mund të rrej, se të shkurtrit rrejnë më kollaj. Se kam në jetë, e kam në politikë. Të shkurtrit rrejnë më shumë se fshihen. Me këtë lloj karabinaje vështirë se fshihm dot.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës për akuzat e vazhdueshme në lidhje me mungesën e investimeve. Në një takim me fermerët e Shishtavecit, Rama tha se është detyruar të lajë borxhet e qeverisë së kaluar dhe të përfundojë rrugët e lëna përgjysëm nga ata që sot e akuzojnë.
“Rruga e vetme që bënë, edhe ajo e Kombit nuk ka përfunduar, ajo rrugë ka ende punë mbi 10 mln euro punë për tu përfunduar siç duhet. Saliu nuk ka përfunduar asnjë rrugë. Trashëguam 720 mld borxhe, ku hallkat kryesore ishin borxhet për rrugët. Ne sipas Saliut, nuk kemi bërë asnjë rrugë, ne nuk kemi hapur kantiere të reja po vazhduam të ndërtojmë kilometra të tëra të mbetura rrugëve,. E bëmë këtë pasi i kemi shlyer të gjithë lekët kompanive. Nëse nuk do kishim pasur ato borxhe do i kishim ndërtuar 3 herë më shumë se sa rrugët që nisën të ndërtohen, për të cilat kemi akoma nevojë për para për t’i përfunduar”.

Rama tha më tej se nuk i ka harruar njërëzit në këto 3 vite, e për ta ka ulur taksat në raport me rrogat. “Pastruesja e kryeministrisë paguante taksë më të lartë se kryeminsitri”,- tha ai.