Rama në Serbi: Kosova është e pavarur, njiheni!

456
Sigal

BEOGRAD – Në vizitën historike në Serbi, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur në gjuhën shqipe, prerë dhe qartë, për cështjen e nxehtë për Beogradin: Kosovën!…madje duke dalë nga parashikimet e homologut serb Aleksandar Vuçiç.

“Një Kosovë e pavarur është realitet dhe duhet respektuar”, tha kreu i qeverisë shqiptare në një konferencë për shtyp me kryeministrin Serb, pas takimit kokë më kokë që zhvilluan në rezidencën e Vuçiç.

“Së pari nuk kam pritur një proviokim nga Rama, nuk e di ç’lidhje ka me të. Unë nuk do lejoj askënd ta ulë Serbinë në mes të Serbisë. Më vjen keq që Rama ka shfrytëzuar këtë rast të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord, por unë mëndoj që Serbinë nuk do ta ulë askush”, tha Vucic. 

“Për herë të parë takohen kryeministrat e dy shteteve në një nivel siç është ky i sotëm. Në bisedat tona sidomos sy më sy që zgjatën më tepër se sa ishte parashikuar, jam i bindur që problemet e përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar të shkruajmë dhe marrëveshje të tjera për shkëmbim tregtar, gjithashtu do të punohet dhe në marrëveshje ku shteti shqiptar e serb mes tyre do të hyjnë me karta identiteti, janë disa nga komunikimet në takimin tonë sy më sy.
 
Besoj janë me interes të madh investimet nga të dyja anët dhe mendoj që është me interes të dyfishtë edhe integrimi ynë në BE, gjithashtu duam edhe komunitetet tona në të dy shtetet të jenë në nivele më të larta. Edhe në Berlind në takimin mes meje e Ramës kemi biseduar të mundohemi përmes BE të marrin një leje, të bëjmë sa i përket pjesës së hekurudhës, të jetë Beograd-Podgodricë-Tiranë, do mundohemi të marrim mbështetjen e BE. Unë e di që sot edhe në Serbi edhe në Shqipëri është e lehtë të ngrihen tensdione shoviniste sepse kjo sjell dhe pikë politike, unë mrndoj se jam i përzgjedhur që të interesohem që të mendoj për zhvillimin e Serbisë dhe gjithcka tjetër që i përket pjesës ekonomike dhe integrimit tonë në BE. Kjo i takon pjesës së stabilitetit të rajonit ku ne do të mundohemi të kthejmë një kaputull të ri, në një rrugë përmes BE”, tha Vuçiç.


Konferenca per shtyp Rama-Vucic
“Për herë të parë takohen kryeministrat e dy shteteve në një nivel siç është ky i sotëm. Në bisedat tona sidomos sy më sy që zgjatën më tepër se sa ishte parashikuar, jam i bindur që problemet e përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar të shkruajmë dhe marrëveshje të tjera për shkëmbim tregtar, gjithashtu do të punohet dhe në marrëveshje ku shteti shqiptar e serb mes tyre do të hyjnë me karta identiteti, janë disa nga komunikimet në takimin tonë sy më sy.
 
Besoj janë me interes të madh investimet nga të dyja anët dhe mendoj që është me interes të dyfishtë edhe integrimi ynë në BE, gjithashtu duam edhe komunitetet tona në të dy shtetet të jenë në nivele më të larta. Edhe në Berlin në takimin mes meje e Ramës kemi biseduar të mundohemi përmes BE të marrin një leje, të bëjmë sa i përket pjesës së hekurudhës, të jetë Beograd-Podgodricë-Tiranë, do mundohemi të marrim mbështetjen e BE. Unë e di që sot edhe në Serbi edhe në Shqipëri është e lehtë të ngrihen tensione shoviniste sepse kjo sjell dhe pikë politike, unë mendoj se jam i përzgjedhur që të interesohem që të mendoj për zhvillimin e Serbisë dhe gjithcka tjetër që i përket pjesës ekonomike dhe integrimit tonë në BE. Kjo i takon pjesës së stabilitetit të rajonit ku ne do të mundohemi të kthejmë një kaputull të ri, në një rrugë përmes BE”, tha Vuçiç.

edi rama

Rama: Serbia të njohë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë
“Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit në mbarë europën të 25-vjetorit të murit të Berlinit të ngrihet sot këtu në Beograd flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit për të parë një takim mes kryeminsitrash të dy vendeve tona pas 68 vjetësh. Sa shumë histori kemi ndarë sëbashku pa qenë kurrë të afërt me njëri-tjetrin, sa shumë varet e ardhmja jonë nga sa do mundemi të bëjmë së bashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë e vështirë për secilin prej nesh në Ballkan. Do të na duhet vizion por sidoqoftë jo më shumë se sa vizioni madhështor që transformoi vetë Europën. Do të na duhet kurajo po sidoqoftë jo më shumë se sa kurajo që ndërtoi rrugën e re të paqes e të prosperitetit mbi gjurmët e lumenjve të gjakut të derdhur mes të mëdhenjve të Europës. Do të na duhet besim i ndërsjelltë por sidoqoftë nuk do të jemi vetëm nëse s’do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht dhe për pasojë edhe qëndrimine e Eruopës ndaj nesh. Ne kemi nevojë për Europën e bashkuar por si asnjëherë më parë Europa e bashkuar ka nevojë për Ballkanin, për ne. Vizioni i Europës së bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e re paqes me njëri-tjetrin, ndërsa paqja duhet të na japë kurajon të ndahemi nga rruga e vjetër që vijon të krijojë mosbesim ndaj njëri-tjetrit. Ne shqiptarët e kemi edhe këtë vizion edhe këtë kurajo, duke ju shtrirë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë se sa bindja që fëmijet tanë s’duhet të vuajnë për shkak të të shkuarës. Duke punuar sëbashku për Europën në kuadrin e një ndërveprimi aktiv rajonal duke krijuar sëbashku kushte të reja për zhvillimin e ekonomive. S’janë ditët më të mira për BE, Europa e shpresës ja ka lënë vendin Europës së frikës dhe s’ka asnjë dyshim se lodhja nga zgjerimi i kërcënon shoqëritë tona nga lodhja nga durimi. Por ashtu si për Europën e bashkuar s’ka një projekt të zgjerimit ashtu edhe për ne s’ka një projekt alternativ përveç intergrimit në BE. Është një shanc për vendet tona që sot qeverisen nga një gjenratë tjetër dhe dua të besoj se gjenerata e re qe qeveris sot Serbinë do t’i shohë shqiptarët e Preshevës si një urë me rëndësi strategjitke për lidhjej e fateve tona europaione, gëzimi i të gjitha të drejtave të tyre është jo vetëm dëshira por edhe detyrimi ynë kushtetues ta kërkojmë vijimësisht nga Serbia, duam të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar për përfaqësimin e tyre në strukturat qëndrore dhe vendore. Besoj se autoritet serbe e dinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë ne BE jo vetëm si mundësi modernizimi i Serbisë por edhe si rrugë e sigurtë për të qenë shoqërisht të barabartë. Modeli që sugjerojmë është ai që gëzojnë pakicat serbe në Kosovë”, tha Rama.
 
Rama e thotë shqip në Serbi: Kosova është e pavarur
“Kosova, kemi qëndrime të ndryshme por realiteti është një dhe i pandryshuesdhëm: Kosova e pavarur e njohur deri më tani nga 108 vende të ndryshme të Botës dhe e mbështetur nga Gjykata është realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe evropian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë ashtu siç po bëhet e integrimit europian dhe siç e kam theksuar në Samitin e NATO-s dua ta përsëris këtu hapur dhe sinqerisht. Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende s’e njohin është në radhë të parë cështje sigurie evropiane. E të jemi të vertetë deri në fund: pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qendrueshëm dhe e ka kthyer në stragtegjik bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe serbëve, cdo perceptim i ri i Serbisë është mëse i mirëpritur, ne e çmojmë dialogun Kosovë-Serbi. Ky dialog është një sukses europian”. 

Vucic: Nuk e prisja këtë provokim nga Rama. Nuk lejoj askënd të ulë Serbinë
“Së pari nuk kam pritur një proviokim nga Rama, dhe që do flasim për Kosovën, nuk e di ç’lidhje ka me të. Unë nuk do lejoj askënd ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord që do të flasim, por unë mëndoj që Serbinë nuk do ta ulë askush”.

Rama: Sa i takon Kosovës unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandrysheshëm pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi me këtë realitet. Por nga njëra anë kjo nuk mund të na pengojë t’ja themi njëri-tjetrit në sy atë që mendojmë dhe s’na pengon të bashkëpunojmë se rruga e Shqipërisë-Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi Bosnjës, është një korsi në rrugën e përbashkët të integrimit europian”.
 
Vucic: Dua të them edhe diçka, qëndrimi ynë karshi Kosovës është i pandryshueshëm që Kosova është pjesë e Serbisë, por është bukur të flasim hapur dhe t’i themi njëri-tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”. 


Vuçiç: Kore raciste ndaj serbëve në Tiranë dhe Prishtinë, por do vijë dita kur t’i them dhe unë gjërat e mia!
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nuk është distancuar nga koret raciste “Vritini Shqiptarët!”  të tifozëve vendas në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor por akuzon nga ana e tij se këto thirrje dëgjohen çdo ditë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Kryeministri serb theksoi se pavarësisht provokimeve, siç i cilësoi ai deklaratat e Ramës se Kosova është e pavarur, për shefin e qeverisë serbe, ajo ësthë pjesë e Serbisë.  
Sipas Vuçiç Serbia po tregohet mikpritëse pavarësisht deklaratave të Ramës për Kosovën, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të vijë edhe radha e tij kur do të shprehë mendimin e tij për çështjet delikate.

“Unë nuk kam asnjë problem për atë që dua të them kudo të jem. Unë jam gjithnjë i mendimit, se Kosova mbetet Serbi. Nëse më pyesni për atë unë besoj tek institucionet e Europës unë di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe se këto gjërat do të kalojnë shumë shpejt dhe jemi gati të bashkëpunojmë. Unë këtë dëgjoj çdo ditë në Prishtinë dhe Tiranë për serbët, dhe është diçka që nuk e dua dhe nuk e do askënd, dhe me këtë rast treguam që jemi me krahë hapur ndaj çdo gjëje. Unë po ju tregoj se është pjesa e mikpritjes serbe dhe vijnë flasin për Kosovën dhe do të vijë radha ime dhe di të them edhe unë gjërat e mia.” theksoi Vuçiç

vucic

Rama-Vuçiç: E sigurt, shqiptarët s’do ndihen të provokuar nga çdo deklaratë e juaja
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i është drejtuar Vuçiç se në vizitën e tij që pritet të ndodhë vitin e ardshëm, shqiptarët nuk do të ndihen aspak të provokuar pavarësisht deklaratave që shefi i qeverisë serbe paralajmëroi se do të bënte.

Rama nënvizoi se e ka ftuar Vuçiç për vizitë në Tiranë vitin e ardhshëm. Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se tashmë nuk është e nevojshme të presim 68 vjet për një takim të mundshëm mes dy zyrtarëve të lartë. Në këtë kontekst, Rama shtoi se i duhet treguar Bashkimit Evropian me fakte, se mes vendeve të rajonit, dhe konkretisht Shqipërisë dhe Serbisë, është hapur një kapitull i ri marrëdhëniesh.

“Ju siguroj se në Tiranë nuk do të ndihemi të provokuar nëse mbani të njëjtin qëndrim për Kosovën, por të keqardhur se është një realitet që sa më shpejht tanjohim aq më shpejt do të mund të lëvizim për para. Ju përsëris se mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë e thënë prej jush sdo konsiderohet provokim, pavarësisht se çfarë do të prisnim ne. Po e kam ftuar kryeministrin të vizitojë Serbimnë vitin e ardhshëm duke shpresuar se nuk duhet të presim 68 vjet për takimin tjetër, dhe se nuk duhet ta presim konferencën e ardhshme të Ballkanit për të përsëritur të njëjtat gjëra por për të shkuar me një bilanc pune të përbashkët. Duam ti japim vërtetësi faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i përket të shkuarës dhe se generata e re qeverisëse i përket së shkuarës.” u shpreh Rama

edi rama

Vuçiç: Rama u mor me politikën e brendshme të Serbisë
Në fund Vuçiç theksoi se për të kryeministri Edi Rama u mor më tepër me punët e politikës së brendshme të Serbisë, por pavarësisht kësaj ai do të jetë sërish i mirëpritur në Beograd.

Vuçiç nënvizoi se nuk pajtohet me provokimet e bëra nga ana e homologut Rama, por do të bëjë të pamundurën për një marrëdhënie të re mes dy vendeve.

“Edhe pse më duhet të mos pajtohem me provokimet e bëra sot këtu do të bëjmë të pamundurën për një bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik dhe të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, dhe do të bëjmë të pamundurën për të parë nga e ardhmja dhe për të krijuar miq në rajon. Vura re se punët e brendshme të Serbisë ishin më të rëndësishme për të ftuarin tim por ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur në Serbi.” u shpreh Vuçiç

vucic