Rama në Preshevë: Do mbroj interesat e vëllezërve në Luginë

561
Sigal

SERBI – Lugina e Preshevës, komuna me shumicë shqiptare, është ndalesa e kryeministrit Edi Rama në ditën e dytë të vizitës historike në Serbi. Vizita ne Beograd, Rama e thote shqip: Kosova e pavarur! Por historike mbetet edhe vizita në Preshevë, pasi Rama shkon për herë të parë si shef i qeverisë shqiptare, pas dy vizitave si kryetar i opozitës në 2012-ën.

Rama mbërriti në Preshevë rreth orës 12:00 ku u prit me tapet të kuq në Komunë ndërsa mijëra qytetarë shqiptarë të grumbulluar në sheshin qendror të Luginës e pritën më këngë e valle dhe me flamujt kombëtar kuqezi.

Me mbërritjen në Preshevë, Rama u takua me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa dhe komunitetin shqiptar të Luginës ku iu dorëzua titulli “Qytetar Nderi i Luginës së Preshevës”.

Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve“, u shpreh Rama në takimin që u zhvillua ne Keshillin Komunal te Presheves.

Më tej kryeministri do të ecë në sheshin “Liria” të Preshevës dhe do të mbajë një fjalim në Shtëpinë e Kulturës “Abullah Krashnica”. Sipas Axhendës pritet që kryeministri Rama të kryejë një vizitë në maternitetin e financuar pjesërisht nga qeveria shqiptare.

Një numër i lartë i forcave speciale serbe dhe të xhandarmërisë ndodhen në të gjithë komunën, ndërsa mbi 500 policë raportohet sipas mediave, të jenë angazhuar për mbarëvajtjen e vizitës së Ramës në këtë trevë, ku për 102 vjet, asnjë kryeministër apo president shqiptar nuk e ka vizituar zyrtarisht.

Policia serbe ka hequr të gjithë flamujt shqiptarë që u vendosën në Preshevë për pritjen e Ramës, por mbeten banerat në hyrje të komunës me mbishkrimin “Mirësevjen Kryeministër” të shoqëruar me foton e Edi Ramës. Për shqiptarët e Preshevës Rama po pritet si një kryeminitër i dytë i tyre.

Tensioni në prag të vizitës së Ramës në Preshevë është shfaqur që në orët e para të mëngjesit kur autobusi i gazetarëve shqiptarë që kanë udhëtuar me Ramën për vizitën në Serbi, u bllokua përreth 50 minuta nga policia serbe në dalje të Nishit, një orë larg Luginës së Preshevës. Sipas policisë serbe kjo u bë  për të lejuar që në fillim të mbërrijë në Preshevë delegacioni që shoqëron Ramën për arsye sigurie.

Kjo është dita e dytë e vizitës historike të Edi Rama në Serbi, e para e një kryeministri shqiptar pas asaj të 68 viteve më parë të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha në 1946. Në konferencën e djeshme për mediat me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, Rama preku një temë jo pak të ndjeshme për Beogradin zyrtar kur tha në shqip se Kosova është e pavarur, dhe se ky fakt i pamohueshëm duhet të respektohet nga të gjithë. Kryeministri shqiptar nuk la pa prekur edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku kërkoi njohje të të drejtave të tyre.

Rama mbërrin në Luginën e Preshevës
Ora 11:50 Kryeministri Edi Rama delegacioni shqiptar që e shoqëron, kryesuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj i Ekonomisë, si dhe grupi i gazetarëve shqitparë, kanë mbërritur në Luginën e Preshevës. 


Rama merr titullin “Qytetar Nderi i Presheves”
rama ne presheve
rama ne presheve

(Ne foto: Kryeministri Edi Rama ne Komunen e Presheves)

Presheva në festë për mbërritjen e Ramës, këngë e valle
Ora 11:15 Qytetarët e Preshevës e kanë pritur kryeministrin Edi Rama me festë, muzikë e kërcime në sheshin qendror të komunës, “Liria”.

atmosfera ne presheve

Banderola
Blindohet Lugina e Preshevës, masa të larta sigurie

Thuajse në cdo cep të Luginës së Preshevës janë vendosur forca policie për të garantuar siguri dhe shmangie të incidenteve të mundshme gjatë vizitës së kryeministrit Rama në qytet me shumicë shqiptare.
 
xhandarmeria serbe ne presheve

snajper mbi shtepine e kultures
masat e sigurise ne presheve

(Ne foto: Snajperisti të xhandarmërisë serbe mbi kulmin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë)

rama ne presheve