Rama në Pogradec: Fushata e PD është e turpshme

413
Aleanca për Shqipërinë Europiane zhvilloi të martën pasdite mitingun përmbyllës të fushatës në bashkinë e Pogradecit, ku kandidon Diana Mile.
Kryeministri Edi Rama u shpreh në fjalën e tij se, nuk ka nevojë të thuhen shumë gjëra në Pogradec, pasi e gjithë kjo zonë që përfshin bashkinë e Pogradecit është një zonë që kurrë nuk e ka humbur drejtimin dhe që gjithmonë ka qenë besimplotë për të majtën shqiptare dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane”.
Duke folur për kandidatin e PD-së, Eduard Kapri, kryeministri Rama u shpreh se, “pasi ishte tek PSD, më pas nuk arriti të merrte firmën e LSI, tashmë kandidati i PD nxjerr celularin sikur ka marrë mesazhe nga unë. Po ç’janë këta? Iki në Sarandë, pyes çfarë pune bën ky kandiati i PD, më thonë borizanë. Iki në Krujë, çfarë shkolle ka ky kandiati i PD pyes, më thonë shkollë të lartë, por pa fillore”.
“Fushta e PD është e turpshme sepse flet për gjëra që janë pa lidhje fare e 21 qershorin. Ju thonë jepni votën për PD në 21 qershor se në 22 qershor do keni pensione si në Europë. Në 22 qershor do keni drita pothuajse lirë, naftën do ta merrni më lirë se lëngu i portokallit. Dhe Sudja të ishte në krye të PD do të bënte më mirë fushatën”, tha Rama.
“Fushata jonë ka lidhje me bashkinë. Transporti ka lidhje me bashkinë, mbarëvajtja e bznesit është e lidhur me bashkinë, mjediset sportive, shkollat, mbledhja e mbeturinave janë të lidhura me bashkinë, qëndrat e të moshuarve. Prandaj zgjedhja që duhet të bëjë një familje është të shohë se cili është drejtimi i duhur. Vota është letra me me shumë vlerë që ka një njeri në demokraci”, tha Rama.
“Duhet investuar besimi maksimal tek Diana Mile dhe tek ASHE, aq më tepër që zgjedhja nuk është vetëm mes një kandidati të ASHE dhe një të PD, por është mes një pelivani dhe një gruaje që ka treguar se di ta shohë qytetin me sytë e të ardhmes, një njeriu që ka treguar se di të jetë për ju dhe me ju”, tha Rama.
Duke iu drejtuar grave, kreu i qeverisë u shpreh se, “21 qershori është dita kur çdo grua duhet të dalë nga shtëpia të marrë dhe një shoqe dhe të vulosë me dorën e saj vendimin e madh emancipues që kanë marrë PS dhe LSI, jo si si dy parti, por si një fuqi e vetmë e madhe drejtuese e këtij koalicioni, për të barazuar gratë dhe burrat në këshillat bashkiakë”.
Ndërsa kandiatja e ASHE për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile, u shpreh se, ka plan konkret për çdo zonë të bashkisë së madhe të Pogradecit. “Unë i njoh kërkesat tuaja dhe për këtë arsye kam hartuar një plan konkret me specifika për çdo zonë të caktuara. Për këtë arsye presim vetëm zgjedhjet e 21 qershorit që të mund të realizojmë planet tona”, tha Mile
Sigal