Rama në Libohovë dhe Këlcyrë: Votoni drejtimin e duhur për të vazhduar me projektet e rilindjes

445
Kryeministri Edi Rama prezantoi të shtunën kandidaten e majtë për Bashkinë e Libohovës, Luiza Mandi, duke u kërkuar banorëve që ta votojnë atë për të investuar kështu mbi të ardhmen e tyre. Rama ka vlerësuar potencialin që ka Libohova si zonë, por edhe për rrënimin që ka pësuar gjatë qeverisjes së shkuar. Ai ka theksuar se fushata e PD nuk synon zgjidhjen e problemeve të komunitetit por të shpërndajë frymën e sherrit.
“Ata nuk flasin për kopshte e çerdhe, rrugë e ujësjellës. Atyre iu ka mbetur ora në 23 Qershorin e kaluar. Këto 18 muaj kanë provuar që e kemi çuar vendin në drejtimin e dhur”, ka thënë Rama.rama2
Gjithashtu, Kryesocialisti Rama ishte edhe në Këlcyrë për të prezantuar kandidatin e Alenacës për Shqipërinë Europiane Klement Ndoni. Rama tha se me Ndonin do të çojmë përpara më shpejt projektet e nisura për zhvillimin urban, ekonomik dhe social të bashkisë së re. “Kemi filluar me projektin e rrugës nga Lekli në Përmet; me investimin 1.5 milionë USD për ujësjellësin; për të vazhduar me projektin për rilindjen urbane të qendrës; si edhe projektet e rimëkëmbjes së infrastrukturës në bujqësi për të rilindur fshatin”, deklaroi Rama
rama3Ai shtoi se “vota për Klementin dhe Partinë Socialiste në Nr. 23 është vota në drejtimin e duhur, që jo vetëm socialistët por edhe demoratët duhet ta investojnë për të ardhmen e Këlcyrës, dhe mbi të gjitha për familjen e tyre”, u shpreh Rama.
Sigal