Rama në Kuçovë: Modeli i PD-së, Basha i cili 4 vjet fjeti gjumë si kryetar i Tiranës

454
Nga Kuçova ku i dha mbështetjen kandidatit të majtë kryeministri Edi Rama bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kandidatët e opozitës pasi “do të marrin në qafë veten dhe komunitetin”
Rama kërkoi votën jo vetëm për kandidatin Selfo Kapllani por dhe votën për këshillin me qëllim që projektet e Rilindjes të bëhen realitet.
Rama tha se opozita nuk krijoi asnjë model qeverisjeje vendore, duke sulmuar kryetarin e opozitës se në drejtimin e Tiranës vetëm fjeti gjumë.
“Ata nuk dinë dhe kur dinë nuk duan të drejtojnë punët e komunitetit. Në 20 e kusur vite nuk aritën të krijojnë një model për të thënë ja si dimë ne të drejtojmë një bashki. Parafytyroni se më të mirin e tyre kanë atë të Tiranës u cili në 4 vjet nuk bëri asgjë. 2 vjet e para, kush ishin ata në qeveri fjeti gjumë dhe kur erdhëm ne zgjohej vetëm për të bërtitur më lini rehat se dua të fle.
Sipas Ramës Selfo Kapllani është kandidati i duhur për të përmirësuar jetesën e komunitetit të kësaj bashkie, ndërkohë që kandidatët e PD-së dhe kur ishin në pushtet nuk sollën asnjë projekt në ndihmë të komunitetit.
“Edhe aty kur kemi bërë projekte, e kemi bërë ne me zor. Në 18 muaj nuk ka ardhur një deputet, kryetar bashkie apo kryetar komune të opozitës të thotë ë jepni mbështetje për këtë projekt. I vetmi ka qenë ai që më coi sms që thoshte zoti kryeministër kam nevojë urgjente të takojë dhe kur I thashë hajde në zyrë më tha jo se më shohin.
“Unë s’po kërcënoj njeri por kush do votojë kandiatët e PD-së do marrë verten në qafë dhe komunitetin në qafë. Sepse ata nuk janë për këtë punë dhe nuk vlejnë për këtë punë.
Shikoni fushatën e tyre keni dëgjuar ndonjë deklaratë për nevojat që ka komuniteti.
Ata vazhdojnë ti bien daulleve: Popull mblidhuni të kthehemi para 23 qershorit.
Aty ku ishim me ndërtime pa leje e pa paguar dritat. Vota e 21 qershorit nuk ka lidhje me këtë. Me çfarë do ta grisin hartën territoriale, si do ta grisin me shkopin e shqup
Ata edhe votat që kanë nuk i kanë e kur vijnë në parlament shohin a janë të gjithë apo jo. Qëllimi i fushatës është të manipulojë të pakënaqurit dhe të spekullojë dhe me kostot që kanë krijuar natyrshëm reformat tona për të gjetur mundësisht komunitete që ti japin mbështetje. Duan të kapin tranpolina për 2017” tha Rama.
Sigal