Rama në Kosovë, pas takimit një drekë pune me homologun Mustafa

499
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit nga homologu kosovar Isa Mustafa.
Kryeministri Rama dhe homologu i tij Mustafa, me disa nga anëtarët e dy qeverive, ku është edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilluan një takim në ndërtesën kryesore të qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Pas takimit dy kryeministrat Rama dhe Mustafa, së bashku me delegacionet kanë vijuar me një drekë pune.
Megjithë insistimin e mediave të dy kryeministrat nuk kanë dashur të flasin.
Sigal