Rama në komunikimin javor, Samiti i Diasporës dhe shtegtarët e shqipes

404
Sigal

Komunikimin e kësaj jave kryeministri Edi Rama ia kishte dedikuar Samitit të Diasporës, që zhvilloi punimet e saj nga data 18-20 nëntor.

Kryeministri Rama thotë se qeveria e tij mlodhi shtegtarët e shqipes në këtë samit.

Rama: Kjo javë u shënua si java ku për herë të parë qysh nga rënia e regjimit të vjetër dhe rihapja e rrugës së emigrimit të shqiptarëve shteti shqiptari kujtohet të mbledhë shtegtarët e shqipes në një Samit të Diasporës.

Më mirë vonë se kurrë, dhe sidoqoftë kurrë nuk është vonë për tu angazhuar në një përpjekje madhore të përbashkët. Shqipëria së bashku me Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Presheveës dhe kudo në Europë dhe botë, nën moton “Të pandarë për Shqipërinë”.