Rama në Kolegjin e Europës: Radikalët islamikë po përdorin “lodhjen nga zgjerimi” të BE

510
Do të kalojmë të gjitha pengesat për të realizuar reformën në drejtësi. Ky ësstë reagimi i parë që vjen nga kryeministri Edi Rama pas qëndrimit të raporterëve të Komisionit të Venecias në Tiranë për këtë reformë.
Duke folur në rolin e lektorit në Kolegjin e Europës në Bryzh, të Belgjikës, gjatë fjalës së tij me tëmë “Të mbajmë gjallë Ëndrrën e Europës së Hapur”,
Kryeministri Rama u ndal dhe tek kryereforma që pret të realizojë Shqipëria.
“Tani jemi në fazën e parë të finalizimit të reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias është i pranuar nga të gjithë si një këshilltar mbi palët, ndaj jam besimplotë që do të kalojmë pengesat.”– u shpreh Kryeministri.
Rama u ndal te fenomeni i “lodhjes nga zgjerimi” duke theksuar se vë në rrezik “europianizimin” e vendeve ballkanike.
I pyetur sa ndikon atmosfera rreth myslimanëve sot në Europë në procesin e integrimit, Kryeministri theksoi: “Duhet të kuptojmë se rritja e partive anti-europiane bazohet shumë në këtë luftë dhe në injorancën e njerëzve që nuk dinë asgjë rreth islamit, kulturës, historisë së këtij besimi, ashtu si besimeve të tjera. Në Shqipëri, ne punojmë së bashku me disa partnerë dhe miq, për të ndërtuar një paketë të laicitetit dhe kulturës së besimeve dhe ta fusim këtë në shkollë, për t’i dhënë fëmijëve dhe të rinjve, mjetet për të kuptuar dhe për të pasur opinionin e tyre”.
Sigal