Rama në Kinë: Lidhja e Shantou me Durrësin shton rrugët për bashkëpunim

477
Zbardhet takimi i kryeminsitrit Rama në samitin Ekonomik të Kinës. Kryeministri Rama theksoi se takimi i këtij viti konfirmon më së miri vullnetin politik dhe angazhimin e 17 vendeve pjesëmarrëse, për të rritur nivelin e bashkëpunimit, në shtyllat kryesore të tij. Lidhja e qytetit Shantou tha Rama ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti unë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit.
“Në këndvështrimit tonë, qëllimi i kësaj nisme është bashkëpunimi ekonomik dhe vazhdimësia e dialogut politik. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, në vitin e tyre të 66 janë shumë pozitive për momentin dhe jam i kënaqur të nënvizoj që po forcohen në drejtime të tjera, nisma 16+1 dhe projektet Belt e Road janë dy platforma të tjera që forcojnë marrëdhëniet tona. Lidhja e qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti unë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit.”-tha Rama
Kryeministri Rama tha se shqipëria po punon ti japë hov turizmit për shkak edhe të ofertave të shumëllojshme
“Shqipëria po punon që t’i japë hov turizmit, i cili është një sektor prioritar kombëtar dhe një mjet për të promovuar rritje dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Vendi ynë ka ofertë turistike të pasur dhe të shumëllojshme.Në vetvete, turizmi është ngushtësisht i lidhur me infrastrukturën, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit. Së bashku me qeverinë e Malit të Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, presim me padurimin financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane që e quajmë ndryshe “Korridori i Kaltër”.-tha Rama
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kinë, në krye të një delegacioni ku po merr pjesë në punimet e Samitit Ekonomik dyditor, Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, i cili po zhvillohet në qytetin Suzhou të Kinës Lindore.
Ky takim është katërti që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kryeministrit të Kinës, Li Keqiang. Tradita e këtij takimi nisi në Varshavë, në vitin 2012 dhe më pas vijoi me takimet në Bukuresht dhe Beograd, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë platformën ​​për bashkëpunim.
Tema e takimit të këtij viti është, ” Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”, nëpërmjet të cilit synohet të promovohet partneriteti i deritanishëm mes vendeve, si dhe të shqyrtohen propozime të reja lidhur me bashkëpunimin në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi, investime, shkëmbime tregtare etj. Zhvillimi i këtij samiti pritet të shënojë një moment të ri në zhvillimin e bashkëpunimit Kinë-EQL.
Sigal