Rama: Ne, jo alibi e gjyqtarëve të korruptuar, do i ndëshkojmë

400
Sigal

TIRANE – Që Shqipëria ka sistemin më të korruptuar të drejtësisë në Europë, ky tashmë është një fakt i ditur jo vetëm nga ne, por e gjithë bota mbarë. Me këtë konstatim të hidhur për shoqërinë shqiptare, kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen në një kohë të shpejtë të veprimeve të prekshme ndaj shkelësve të ligjit. Dhe në këtë rast iu referua ndëshkimit të gjyqtarëve që përdorin çekiçin e drejtësisë në kurriz të qytetarëve, ndërsa janë kthyer në mjet për të aministuar të fortët, siç u shpreh Rama. 

Në një konferencë kundër korrupsionit në Ministrinë e Mbrojtjes të organizuar nga qendra “Marshall”, Rama tha se qeveria do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta cuar para këtë reformë. Ky qëndrim i kreut të qeverisë, vjen vetëm një ditë pasi Presidenti Bujar Nishani dhe Partia Demokratike cuan në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e votuara nga shumica parlamentare në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë

Rama: Gjykatat mjet ku amnistohen të fortit e dënohen të dobtit, ndëshkim gjyqatarëve të korruptuar….Drejtësia jonë, një turp botëror
Ne kemi drejtësinë më të korruptuar në Europë, kemi një sistem drejtësie që është një turp botëror, e dimë ne dhe e gjithë bota mbarë. Përballja me aktet dhe vendimet e gjykatave, me të drejtë pyesin që si ka mundësi që asnjë gjykatës nuk është ballafaquar me ligjin për shkak të shkeljes së ligjit nga ana e tij. Pa asnjë dyshim reforma në drejtësi është reforma e modernizimit që rezultatet konkrete do të dojë kohë t’i sjellë për qytetarin e zakonshëm. Ndëshkim të të gjithë atyre njerëzve të drejtësisë që çekicin e drejtësisë e përdorin për të shkelur të drejtat e njeriut. Mjeti për të amnistuar më të fortët dhe për të ndëshkuar më të dobtit. Në këtë aspekt ne nuk jemi alibi, secili duhet të bëjë detyrën e vet dhe ne detyrën tonë si qeveri, pasi nuk jemi e vetmja forcë që con përpara reformën në drejtësi. Ne do ta udhëheqim këtë reformë përmes shumicës sonë parlamentare duke marrë të gjitha vendimet e duhura për ta kapërcyer sa më shpejt hendekun e madh me vendet ku drejtësia ka kuptim”, u shpreh kryeministri Rama. 

Rama: Gjermania, vendi që lufton korrupsionin përmes modernizimit…kjo është zgjidhja për ne
Rama tha se korrupsioni gjen terren në Shqipëri për shkak të sistemit, prandaj sipas tij, vetëm modernizimi, do ta zhdukte këtë fenonem.

“Modernizimi është elementi bazë i luftës kundër korrupsionit. Kemi vënë theksin tek gjithë veprimet modernizuese dhe masat modernizuese, tek reformat që sjellin modernizim dhe që e bëjnë të qendrueshëm shtetin në marrëdhënien dhe përballjen me korrupsionin. Korrupsioni është një alternativë, nuk është një zgjedhje dhe mjafton të shohësh dallimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, apo gjithë shkallët në të cilat janë vendosur vendet e Europës për të kuptuar se aty ku ka konkurrencë të lirë dhe transparente, nuk ka ose ka shumë pak korrupsion. Aty ku ka meritokraci reale, shërbime cilësore, nuk ka korrupsion. Korrupsioni është një  alternativë e mungesës së konkurencës, meritokracisë, shërbimeve cilësore. Dhe korrupsioni merr trajtë kur një gjykatës ndëshkohet, por kjo është vetëm një pjesë e kësaj lufte dhe nuk është pjesa themelore e saj. Aty ku s’ka meritë fitohen gradat si në ushtrinë shqiptare deri para pak kohësh duke paguar mijëra euro”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
 
Rama: Kemi sistetmin arsimor më të korruptuar…reformë!
Shefi i mazhorancës ju referua edhe sistemit tonë arsimor për të treguar përmasat e korrupsionit, ku diplomat merreshin në këmbim të parasë.Edhe në këtë sektor, sipas Ramës, përgjigjja është vetëm reforma.

“Kemi trashëguar sistemin arsimor më të korruptuar në Europë. Kemi arritur të kemi numrin më të madh të universiteteve për frymë ne Europë, numrin më të madhë të doktorëve të shkecave dhe profesorëve, kemi më shumë jurist sesa punëtore, kemi krijuar një situatë tragjike për një gjeneratë të tërë duke ushqyer një iluzion të madh në këmbim të parasë të marrë në formën e pagesës për ndërrmarjet fitimprurëse, dhe ato për diploma tërësisht të pamerituara, kemi diplomuar qindra italianë që s’kanë ardhur asnjëherë në Shqipëri.
Përgjigja ndaj kësaj situate është reforma.:
Konkurencë e lirë
Qëndrimit në pozitën e institucionit të lartë sipas meritës
Dhe cilësia e tyre në “sitë” përmes akreditimit nga një agjenci ndërkombëtare.
Vendosja e këtyre tre shtyllave do ta bëjë sistemin e arsimit të lartë imun ndaj korrupsionit”, përfundoi Rama.
 Sakaq, ambasadori amerikan ne vendin tone, Alekdander Arvizu tha se korrupsioni eshte nje kercenim per sigurine ne Shqiperi por jo vetem, prandaj sipas tij per te ecuar para, duhet te ndryshoje perceptimi se lufta ndaj ketij fenomeni eshte e politizuar.

Arvizu: Korrupsioni, kercenim per sigurine, lufta ndaj tij jo politike
“Ky dokument strategjik e identifikon korrupsionin si kërcënimin më të madh të sigurisë në Shqipëri. Korrupsioni në Rajon është kërcënim për aleatët dhe partnerët tanë në Ballkan.

Keni mbështetjen e plotë të SHBA-ve ndërsa ju ndërmerrni këtë inicativë të rëndësishme. Është vendimtare të shmangim perceptimin që lufta ndaj korrupsionit është e politizuar”, -u shpreh kryediplomati amerikan.

Kodheli: Të vendosur për të rrëzuar këtë mit të së keqes
“Jemi të vendosur për të rrëzuar këtë mit të së keqes. Ky fnonem kishte përbaltur imazhin e Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Kemi krijuar njësinë Antikorrpion, pika fokale e MM për komunitetin ndërinstitucional. Gjatë këtij viti kemi bërë atë që duhet, kjo përpjekje do të vazhdojë të jetë e vlefshme edhe në të ardhmen. Koha e të paprekshmëve ka ikur njëherë e përgjithmonë. Kemi bërë të mundur më shumë transparencë në buxhetin e mbrojtjes”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.