Rama në Itali, takohet me biznesin italian dhe të huaj

460
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Itali, ku po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes”. Të pranishëm në këtë konferencë do të jenë zëvendësministri italian i tregtisë Carlo Calenda, Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano, Presidenti i Fiera del Levante Ugo Patroni Griffi, politikanë italianë, diplomat e sipërmarrës të rëndësishëm vendas dhe të huaj. Zyra e shtypit “Fiera del Levante” e Barit deklaron se kryeministri shqiptar këtë paradite do të marrë pjesë në inaugurimin e rrugës “Albania” Brenda territorit prej 280 mijë metra katrorë të këtij panairi ndërkombëtar. Në orën 12:000 në ambientet e Dhomës së Tregtisë së qytetit të Barit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me sipërmarrës italianë dhe të huaj, përfaqësues të kompanive të rëndësishme multinacionale gazetarë e ekspertë të ekonomisë botërore.
Sigal