Rama në Fushë Arrëz: Është dita për t’i dhënë drejtimin e duhur kësaj bashkie

34
Kryeministri dhe njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Fushë-Arrëz, ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane në këtë bashki, Fran Tucin
Kryeministri Rama tha se prej shumë vitesh bashkinë e Fushë-Arrezit e drejton Partia Demokratike, dhe prej shumë vitesh në këtë bashki të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të shikojnë dhe të gjykojnë.
Sot, tha Rama, “është dita për t’i dhënë një drejtim të ri kësaj bashkie që prej kaq shumë vitesh ka mbetur e braktisur, e izoluar dhe jeton vetëm falë punës dhe sakrificave të jashtëzakonshme të familjeve që banojnë në Fushë- Arrëz, por që për qeverinë në tiranë për vite e vite të tëra kur partia demokratike drejtonte edhe bashkinë këtu edhe qeverinë në tiranë, kjo bashki nuk ekzistonte”.
Ne kemi punuar me ngulm dhe me shumë mundim në 18 muajt e parë të qeverisjes për të përballuar një situatë aspak të lehtë me borxhe të mëdha të trashëguara dhe me plagë të mëdha që kërkojnë kurim dhe shërim. Por në 18 muaj ne kemi arritur sidoqoftë që në të gjitha bashkitë ku drejtojnë socialistët dhe progresistët të bëjmë të mundur fillimin e një kthese të madhe, e cila është e dukshme sapo shkel në ato bashki”, theksoi Rama.
“Ndërkohë, që në 18 muaj ky kryetari bashkisë këtu në Fushë Arrëz, as nuk është përpjekur të trokasë në derën tonë, të sjellë një projekt, të bëjë një kërkesë dhe të argumentojë pse kjo bashki ka nevojë për mbështetje. As ky kryetar bashkie dhe asnjë kryetar bashkie i PD-së nuk e ka bërë këtë gjë. Nëse sot pas 18 muajsh ka një kontrast shumë të madh midis bashkive ku drejtojnë socialistët dhe bashkive ku drejtojnë demokratët kjo nuk ka të bëjë me faktin, që qeveria jonë ka mbështetur vetëm projektet në bashkitë ku drejtojnë socialistët, por ka të bëjë me faktin që nga bashkitë ku drejton partia demokratike nuk ka ardhur asnjë projekt, asnjë kërkesë, asnjë shqetësim dhe asnjë hap për bashkëpunim”, u shpreh Kryeministri Rama.
“Atëherë si do të vazhdojmë kështu?! A mjafton që partia demokratike të largojë një kryetar bashkie që e ka këtu në fushë arrëz e të marri një kryetar komune nga Iballa edhe thotë ‘merreni tani mbajeni për kryetar bashkie’. Po për çfarë ta mbani për kryetar bashkie?! çfarë ka bërë dhe çfarë do të bëjë? në 4 vite e 4 të tjera, me 8 vjet partinë demokratike në pushtet këtu praktikisht nuk u bë absolutisht asgjë që të mbahet mend.
Zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje me një rëndësi të madhe për familjet tuaja, janë zgjedhjet për familjet tuaja që kanë rëndësi të madhe, sepse në 21 qershor ju do të vendosni se si do të jetë jeta në 4 vitet e ardhshme jashtë mureve të shtëpisë. Nuk do të vendosni për parlamentin, nuk do të vendosni për partitë në Tiranë, nuk do të vendosni për flamujt e partive në Tiranë, por do vendosni si do jetë jeta jashtë mureve të shtëpisë tuaj. si do jenë rrugët, si do jetë pastrimi, si do jetë shërbimi me ujë të pijshëm. si do jetë shërbimi me ujë për të gjithë ato toka që kanë nevojë të ujiten dhe nuk ka ende kanale vaditës, si do jenë kanalet kullues, si do jetë transporti. çfarë do bëhet me të gjithë ata që jetojnë në fshat, si do jenë çerdhet, kopshtet, shkollat. Si do jenë hapësirat ku kanë nevojë edhe të moshuarit të kenë vendin e tyre. Pra, vota për bashkinë është një votë me një rëndësi shumë të madhe për familjen. është një votë me një rëndësi shumë të madhe për cilësinë e jetës së gjithë anëtarëve të familjes kur dalin nga dera e shtëpisë. për këtë arsye më 21 qershor çdo familje duhet ta bëjë llogarinë për interesin e vet, jo për interesin e një partie apo të një partie tjetër’, theksoi Rama.

“Unë ju siguroj për një gjë, nëse ju në 21 qershor do t’i jepni besimin Franit, detyrimi ynë ndaj jush do të jetë 100-fish. Të tjerat ju i dini vetë se njeri për budalla nuk ju ka bërë ndonjëherë. 21 qershori është dita për ta investuar votën për familjen tuaj, për çerdhen, kopshtin, shkollën, për mënyrën si do të funksionojnë kanalet ujitëse dhe kulluese, për transportin, mbeturinat, infrastrukturën dhe për marrëdhënien, që do të ketë komuniteti me bashkinë dhe kryetarin e bashkisë dhe me qeverinë në Tiranë”, nënvizoi Rama.
Ne, vijoi Rama, “jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë, por këto 18 muaj mua më kanë treguar dhe më kanë mësuar që kandidatët dhe kryetarët të partisë demokratike bashkë, se njësoj janë, nuk e kanë mendjen të punojnë për qytetarët dhe qytetet, por e kanë mendjen të bëjnë vetëm sherrin e SHQUP-it. Ju sherrin e SHQUP-it e keni çdo të enjte në televizor. Kur ju merr malli, hapni televizorin dhe gjithë e enjtja është plot e përplot. Nëse doni ta kenë atë sherr këtu, 7 ditë të javës dhe të mos keni punë, por të keni vetëm politikë, mos të keni kryetar bashkie, por të keni vetëm një zëdhënës të SHQUP-it që ju thotë për çdo gjë, fajin e ka qeveria, qeveri e poshtër, të heqim qeverinë, se me këtë qeveri nuk bëjmë dot asnjë punë, sa të jetë kjo qeveri, nuk ju pastroj dot plehrat, nuk ju ndihmoj dot për çerdhet, nuk ju bëj dot asgjë për transportin, atëherë votoni atë të Iballës dhe jeni në rregull. Në qoftë se doni një bashki që të bëjë punë për ju dhe që ta bëjë sado pak më të lehtë jetën jashtë mureve të shtëpisë suaj, unë jua them me sigurinë më të plotë, jo se është kandidati ynë, por Frani është i vetmi drejtim i duhur”.