Rama në fshatin SOS: Arsimi profesional , mbështetemi te modeli gjerman

427
Sigal

Reforma
në arsimin e lartë dhe mundësitë që ofron arsimimi profesional për të rinjtë,
janë ritheksuar nga kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti të organizuar
ditën e sotme në fshatin SOS. Duke theksuar se maturantët nuk duhet të bëjnë
zgjedhjet e gabuara, duke u fokusuar të gjithë tek studimet e larta, Rama tha
se në universitet së pari duhet të shkojnë ata që e meritojnë.

Kreu i Qeverisë theksoi nuk mund të
pretendojnë të studiojnë në universitet nxënës me mesatare të ulët, apo
ngelësa, duke u shprehur se sistemi arsimor do të vijojë të reformohet.

“Ngelësat të bëhen juristë? Ky
është debat qesharak”, tha kryeministri Rama.

Sakaq, ai theksoi se arsimi
profesional duhet të jetë zgjedhje dhe jo opsion i dytë, duke shtuar se kjo
mënyrë arsimimi ndihmon në aftësimin profesional dhe krijon më shumë mundësi
punësimi.