Rama në Fier: Reforma territoriale, mundësi për fshatin dhe fermerët

436
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite është ndalur në qytetin e Fierit ku prezantoi kandidatin e ASHE-së Armando Subashin. Rama gjatë fjalës së tij u ndal tek ditëlindja e Partisë Socialiste, programi i Armando Subashit, pjesëmarrja e grave në qeverisje dhe ke reforma territoriale. “Nuk besoj se ka një vend m ë të përshtatshëm për t’iu uruar socialisteve dhe progresistëve ditëlindjen e PS. Sot ne jemi dy parti dhe një fuqi e vetme udhëheqëse , kemi potencial më të madh njerëzor dhe jo vetëm për të mundësuar ëndrrat e atyre që bësuna tek ne. Jam dakord me kreu i LSI, qe e vetmja konkurrence për Armandon është konkurrenca me kandidatët dhe përfaqësuesit e Vlorës dhe Beratit. Kush do të jetë bashkia që do të jetë në krye të 21 qershorit. Këtë do të marrim në 21 qershor. Ka një rëndësi të madhe që të gjithë të marrin pjesë në votime, vota është e vetmja gjë më vlertë që qytetari ka në demokraci. Programi i Armandos “, tha Rama. Rama gjatë fjalës së tij tha se kjo fushatë është një mundësi fantastike për fshatin. ” Kjo fushatë është një mundësi fantastike për fshatin, Fshati asnjëherë nuk ka pasur mundësinë që i jep reforma jonë historike, për herë të parë fermerët do të kenë pranë mbështetjen që nuk e kanë pasur kurrë përmes bashkive të reja dhe kryetarëve të bashkisë. Të vendosur që reformën ta çojmë më tutje. Të ndajmë përgjegjësitë dhe detyrat mes nesh”, tha Rama.
Sigal