Rama në Fier: Ja ç’më tha Gramoz Ruçi pasi fituam këtu 10 deputetë

418
Ai ka rrëfyer para qytetarëve se çfarë i ka thënë deputeti Gramoz Ruçi, pasi në këtë qytet arritën që të merrnim 10 mandate nga zgjedhjet e 25 qershorit. “Dhe e fundit që kam është se, ne kemi marrë në Fier një rezultat që na vendos në një borxh shumë të madh. Faktikisht nga kjo fushatë ne kemi dalë me borxhe, kemi dalë me borxhe gjithandej. Edhe në Fier me një borxh shumë të madh. Fieri nuk është çështje e një qyteti, është çështje që lidhet me ekonominë shqiptare. Dhe Gramozi tani, edhe pse ky nuk ka qejf që t’i them unë gjërat kur jemi vetëm, por unë i them dhe dëgjoj kritikat mbrapa, por nuk ka problem. Ky me tha, bravo, shumë bravo, ti si deputet i Vlorës që bëre aq shumë për Vlorën, por tani si deputet i Fierit që më kërkove të vij me 9 dhe të erdha me 10, sepse unë i thosha, hajde ti të paktën dhe lërë 10-n se 10-a është larg. Mirë, mirë më thoshte ky. Pra duhet që të marrë të njëjtën pamje, pamjen e të ardhmes” tha Rama në turin e dëgjesave me qytetarët.
Sigal