Rama në Durrës: Fund korrupsionit të ilaçeve. Përgjigjet dhe për chech-up-in

424
Kryeministri, Edi Rama e vlerëson projektin për recetën elektronike në shëndetësi, si mjet të rëndësishëm për t’i dhënë fund korrupsionit për rimbursimin e elaceve.
Nga qyteti i Durrësit, ku prezantoi këtë projekt, Rama deklaroi se reformimi i sistemit shëndetësor është në rrugën e duhur, edhe pse evidentoi se shëndetësia falas është një sistem kompleks.
Rama: I hap rrugën një trabsformim rrënjësor për të mbyllur një kapitull 20 e kusur vjeçar korrupsioni, shpërdorimi të fondeve të rimbursimit. Është një reformë jashtëzakonisht komplekse në një sektor jashtëzakonisht delikat, pasi ndryshe nga të gjithë sektorët e tjerë, është një sektor që e prek fizikisht.
Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës për chech-up-in, Rama tha se rezultatet në këtë drejtim janë të prekshme dhe me kosto shumë herë më të ulët.
Ndërkohë, për vitin 2016 tha Rama, ky shërbim pritet të ofrohet për më shumë se 40 mijë qytetarë.
Rama: Nëse një person i pasiguruar do të shkojë dhe do të bëjë një kontroll mjekësor, një chech-up do të paguajë 5100 lekë, 51.000 lekë të vjetra. Ndërkohë që ne i garantojmë kontrollin shëndetësor falas dhe paguajmë nga buxheti 18 mijë lekë të vjetra.
Rama tha se qeveria e tij ishte e detyruar të paguante 40 milion dollarë borxhe të trashëguara kundrejt kompanive të furnizimit me ilaçe.
Sigal