Rama në Akademinë e Policisë: Lufta ndaj krimit nuk mbaron

432
Sigal

Ditën e djeshme, në nisjen e sezonit të ri në Akademinë e policisë, Edi Rama premtoi forcim të mëtejshëm të strukturave policore dhe më siguri. “Lufta ndaj krimit dhe për të vendosur rendin ligjor është një luftë që nuk mbaron as shpejt dhe nuk mbaron ndonjëherë, por është një luftë që ja vlen të bëhet çdo ditë dhe çdo hap në rrugën e duhur nuk duhet ta harrojmë që është një hap për ta pasur më të mbrojtur dhe më të mirëqenien e vendin tone dhe popullin tonë”,- shprehet Kryeministri Rama në nisjen e sezonit të ri të Akademisë së Policisë përpara studentëve të rinj. Rama i’ u drejtua studentëve të Akademisë së Policisë, se transformimi i Policisë së Shtetit fillon nga ky oborr. “Transformimi i policisë së shtetit fillon nga ky oborr dhe marrëdhëniet mes jush dhe pedagogëve. Ligji i ri për policinë e shtetit përbën një hap të rëndësishëm për të pasur një polici shteti ku karriera të jetë e sigurt dhe rruga për në karrierë garantohet nga rezultatet.”. Në këtë aktivitet u theksua se “duke i’ u referuar ligjit të ri pë Policinë e Shtetit, tha se me këtë ligj kush largohet më shumë se 2 vjet nga shërbimi policor, nuk kthehet më në polici” dhe se performanca e policisë në shërbim të popullit e të sigurimit të rendit do jetë në rritje.