Rama ndryshe: “Pas 10 vitesh projektues në një fshat të izoluar”

460
Kryeministri, Edi Rama, vjen me një rrëfim krej ndryshe nga çfarë jemi mësuar në një intervistë për gazetën gjermane “Der Freitag”. Ai flet për familjen e tij, në mënyrë të veçantë për të ëmën, ku shprehet se është “gruaja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë”. Pranon ndryshimin në ide dhe bindje me të atin por i është falenderues që e lejoi të ishte ndryshe nga ai.Kryeministri ia njeh dobësi vetes faktin raportin me shifrat dhe llogaritë, ndërsa duke folur për të ardhmen, pas 10 vitesh Shqipërinë ai thotë se e sheh në BE, ndërsa veten në një studio të mbushur me artistë, filozofë, projektues në një fshat të izoluar.
“Edi Rama është një nga liderët më të zhdërvjellët në botë. Ai ka studiuar art në Paris, ka udhëtuar si një lojtar profesionist basketbolli, e tani është udhëheqës i Shqipërisë. Shtatlarti ka luajtur basketboll me ekipin e Dinamos, më vonë është u bë piktor, kryetar bashkie në Tiranë, e prej dy vjetësh është kryeministër i Republikës së Shqipërisë”. Kështu e nis e përditshmja gjermane “Der Freitag” një intervistë të zhvilluar me Edi Ramën.
‘Der Freitag’ shkruan se Rama ishte shumë ndryshe nga i ati i tij Kristaq Rama, kërkonte një Shqipëri tjetër më të lirë e ishte pjesëmarrës aktiv në lëvizjet e para demokratike në fillim të viteve ’90.
Intervista e gazetës gjermane me kryeministrin Rama
Sigal

Der Freitag: Mamaja juaj ?

Rama: Gruaja më e mrekullueshme që kam njohur ndonjëherë.

Babai juaj?

Ishte dikush me ide e besime të ndryshme nga unë, por që në të njëjtën kohë më lejoi të isha ndryshe nga ai.

Basketbolli?

Çelësi është shpirti i ekipit. Është e nevojshme që lojtarët të jenë të suksesshmë. Kjo doktrinë është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për politikë, sepse që një parti të udhëheqë një vend duhet të mbështetet në një ekip të mirë.

Pozicioni që keni luajtur?

Mbrojtës.

Kuzhina shqiptare?

Nëse ajo gatuhet siç duhet është më e shijshmja në botë.

Pjata e preferuar shqiptare?

Gjithçka çfarë ka gatuar gjyshja ime.

Shqipëria: korrupsion, kriminalitet, i pazhvilluar?

Këto janë stereotipa të padobishëm. Shqipëria nuk është një vend kaq i errët. Është vend i gëzuar mesdhetar me shumë diell, mikëpritje të madhe dhe fusha shumë të bukura natyrore. Shqipëria ka shumë burime njerëzore e natyrore të rëndësishme. Vendi ka ndryshuar shumë gjatë 25 viteve të fundit.

Mësohet nga Shqipëria?

Në vendin tonë, njerëzit i tolerojnë të gjitha fetë. Shqipëria është shembull ku tregohet se toleranca është e mundur.

Refugjatët shqiptarë?

Një burim i mrekullueshëm për ata që i mirëpresin shqiptarët. Si emigrantë, shqiptarët kanë treguan se çfarë janë në gjendje të bëjnë, kur kushtet politike dhe ekonomike janë të drejta.

A janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Jo, sepse historia ka treguar se emigrantët arrijnë ta përdorin edhe vendin pritës si njerëz në atdheun e tyre. Por sigurisht që njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë një vend me më shumë mundësi.

Europa Veriore apo Jugore?

Secili ka një mentalitet të ndryshëm. Ne i përkasim pjesës jugore.

Ku është dallimi?

Zakonisht thuhet se gjermanët jetojnë për të punuar, ndërsa jugorët punojnë për të jetuar. Ka një të vërtetë këtu. Por jugorët kanë vend për të përmirësuar në institucionet e tyre politike.

Mesdhetarë apo ballkanikë?

Jemi tek të dyja.

Europa?

Një projekt i madh vizionar, që megjithatë po kalon një fazë shumë të vështirë.

Pse e vështirë?

I mungon koncepti i strategjisë.

Në çfarë mënyre?

Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Europës, pasi de fakto janë të tilla, por ende nuk janë anëtare të BE-së. Dhe ky nuk është vetëm problemi ynë, por është gjithashtu