Rama: Mos më lini peng të partive të tjera

570
Partia Socialiste mbyll fushatën në kryeqytet dhe kërkon votat për të qeverisur e vetme
Në takimin përmbyllës në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta hapë atë me himnin e flamurit. Edhe pse i ngjirur, Rama ka foluri për ndryshimin që vendi ka pësuar 4 vjet më parë me Shqipërinë sot. “Dëshiroj që ju këtu edhe ata që s’janë të kujtojnë se 4 vjet më parë kryefjala e vendit ishte krimi, që kërcënonte sigurinë e gjithë njerëzve të mirë të këtij vendi. 4 vjet më parë Shqipëria rritej me 0% ekonomia, 4 vjet më parë Shqipëria rrezikonte të binte në gropën thithse, 4 vjet më parë arsimi ishte i degraduar, lulëzonin universitetet që jepnin diploma pa vlerë dhe shkatërronin ëndrrat e shumë studentëve. Figura e policit të shtetit ishte bërë figura më qesharake, 4 vjet më parë rrugët lëngonin, në gropa e njerëzit mezi shkonin në punë. 4 vjet më parë kur ne morëm shtetin në dorë, pamë një mal me borxhe të pashlyera. 4 vjet më parë shqiptarët që fitonin më pak vuanin nga laku i taksës së sheshtë, 4 vjet më parë pastruesja e kryeministrit paguante taksa më të larta se rroga e saj”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh dje enkas për socialistët e zhgënjyer. Nga zyra e tij në selinë e PS-së, Rama ka lexuar një mesazh të një socialisti nga Vlora dhe më pas përgjigjen e tij për të. “Pa diskutim që çdo zhgënjim, mërzi, hatërmbetje është njerëzore dhe si e tillë është plotësisht e mirëkuptueshme por ama mendoni pak se sa shumë ka bërë vota juaj për Shqipërinë, për rendin, rrugë, financa, energji, për arsimin e fëmijëve dhe pastrimin e rrugës së universitetit nga ferrat dhe nga kioskat e një të shkuare që nuk duhet ta lejojmë të rikthehet. Sa shumë ka bërë vota juaj për rilindjen urbane të qyteteve tona; për ilaçet, të pasiguruarit dhe uljen e taksave për 97% të shqiptarëve. Me votën tuaj ju bëtë që sot kush fiton më pak të paguajë më pak, kush fiton më shumë të paguajë më shumë”, u shpreh Rama. Ai tha se për 44 muaj s’mund të shëronim të gjithë ato plagë sa një çerek shekulli. “Puna jonë s’ka qenë e përkryer, por ka qenë e vërtetë me mish e shpirt, mes pengesash, e sëkëlldish te pazakonshme, dhe duhet ta vazhdojmë. Kur voton mund të mos marrësh familjarisht atë që pret në momentin kur e do, por mund të vijë më vonë, por kur nuk voton fare, as që bëhet fjalë të marrësh atë që pret. Jepini votës tuaj peshën që ka, bëni detyrën e anëtarit të gjykatës sovrane”, tha kryeministri. Ai ftoi shqiptarët të shohin përtej cakut të shtëpisë. “Kini besim se vetëm duke luftuar së bashku, ndryshimi do të vijë me patjetër. Jepni vendimin se kë populli shqiptar duhet të marrë në punë për 4 vitet e ardhshme për të punuar me vendosmëri për Shqipërinë shtet. Forca dhe mos më lini peng të partive që shtetin e duan si tepsi për pushtetin e tyre”, tha Rama.
Sigal