“Rama, morracaku i pasurisë prej 200 milionë euro të fshehura në llogari off shore”

758
Deputeti demokrati, Kastriot Islami, duket se i ka shpallur “luftë” kryeministrit Edi Rama. Islami shprehet prerë se do jetë përballë kryeministrit deri në largimin e tij të turpshëm. Sipas tij, asgjë nuk e shpëton Ramën, bartësin e pasurisë prej 200 milionë euro të fshehura në llogari off shore. 
Ja reagimi i plotë i Islamit:
Perpjekje e deshperuar e mjerane e Rames permes bandes se tij te klienteles mjerane-morracake me “corape te pista”…Ky eshte vetem fillimi! Me ka perballe deri ne largimin e turpshem! Diversion morracakesh dhe mjeranesh ne median e paguar nga Rama me parate e krimit, droges, trafiqeve, evazionit fiskal…Asgje nuk e shpeton Ramen, bartesin e pasurise prej 200 milion euro te fshehura ne llogari off shore, dosje te cilen e ka ne arshiven e saj OSBE dhe vendet e saj anetare; kjo do te jete nje nga dosjet qe do te hetohet me precedence.
S’ka asnje mundesi qe Rama te levize nga shah-mat qe i ka ngritur FBI me dy te penduar qe kane pranuar se eshte dhunuar ligjin amerikan dhe se personi qe ka bere foton me Obamen eshte ne dijeni te kesaj shkelje madje ka kerkuar qe te fshihet burimi i parave te paguara; edhe kjo do te hetohet nga FBI shqiptare ne bashkepunim me FBI amerikane e nuk ka asnje shans tti shmanget…Por Rama do te pergjigjet edhe si perdorues i droges, promovues i trafikanteve te droges ne qeverisjen e tij, ne grupin e tij kuvendor dhe administraten publike te rekrutuar sipas urdherave te tij. Eshte rende…dhe kujton se me keto metoda do te shpetoje nga ndeshkimi ndonese po perpiqet maksimalisht te negocioje mosndeshkimin e tij personal duke hedhur gjithcka ne ere..; duke premtuar se do ti fuse te gjithe ne burg apo do ti largoje nga politika ne shkembim te “jetes se trete” qe me siguri nuk do te jete ashtu sic po e programon!
Sigal