Rama mirëpret Presidentin Thaçi, përqafon ish-këshilltarin e Berishës

457
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Kreu i shtetit
kosovar, Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Rama.

Kryeministri doli
deri te shkallët për ta pritur mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafua
ngrohtësisht.

Më pas erdhi
radha e prezantimit të stafit që shoqëronte Thaçin. Ajo që ra në sy ishte
takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri
Nurellari.

Rama me
Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim.

Nurellari ka qenë
një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i
kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.