Rama-Meta, refuzuan lehtësimin e jetës së shqiptarëve duke rrëzuar amendamentet

430
Refuzimi i dy Amendamenteve për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës, nuk ishte refuzim i propozimeve të opozitës, por refuzim për të ndihmuar qytetarët, për të lehtësuar jetën e tyre. Refuzoi pikërisht dyshja Rama-Meta, të cilët premtuan në fushatë çmime më të ulëta dhe kosto më të lira jetese, por në fakt po u jepin shqiptarëve përditë më pak të ardhura dhe më shumë shpenzime.
Mazhoranca konfirmoi dje se qeverisja e saj nuk është asnjë ditë në shërbim të qytetarëve.
Refuzimi i dy Amendamenteve për uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës, nuk ishte refuzim i propozimeve të opozitës, por refuzim për të ndihmuar qytetarët, për të lehtësuar jetën e tyre.
Refuzoi pikërisht dyshja Rama-Meta, të cilët premtuan në fushatë çmime më të ulëta dhe kosto më të lira jetese, por në fakt po u japin shqiptarëve përditë më pak të ardhura dhe më shumë shpenzime.
Mazhoranca nuk pranoi që familjet shqiptare të kursenin 112 milion USD nga xhepat e tyre duke hequr një barrë të rëndë që nuk i shkon vetëm atyre që përdorin automjetin. Taksa e qarkullimit, e cila në amendamentin drejtuar Kuvendit, u kërkua që të hiqej, prek në mënyrë të drejtë për drejtë produktet kryesore në treg.
Për shkak të saj, përdoruesit e makinave apo mjeteve të ndryshme të transportit paguajnë 1000 lekë taksa sa herë që blejnë naftë. Ndërkohë që secili nga konsumatorët që blen një produkt në treg paguan indirekt koston e kësaj takse në shërbimin apo produktin e blerë.
Pushteti e ka më të kollajtë t’u heqë nga xhepi shqiptarëve 112 milion USD në vit nga kjo taksë, ndërkohë që bizneset pranë qeverisë dhe paaftësia e një administrate të politizuar i shkaktojnë një dëm prej 1 miliard eurosh në formën e evazionit fiskal.
Ky është alarmi që ka lëshuar Banka Botërore me raportin e djeshëm, mbi këtë shkallë të panjohur korrupsioni në vend që fajëson drejtpërdrejt qeverinë e praktikat e saj.
Sot bizneset e ndershme e kanë më të pamundur të mbijetojnë për shkak të korrupsionit, ngaqë qeveria i ndan bizneset, disa të nënës, disa të njerkës.
Dje, mazhoranca, kishte mundësinë të mbante një nga premtimet e saj në fushën e energjitikës. Amendamenti i dërguar pranë Kuvendit, nga Partia Demokratike, lidhej drejtpërdrejt me premtimin e kësaj mazhorance për uljen me 14 përqind të TVSH-së së energjisë elektrike, e cila do të kompensonte sadopak rritjen e çmimit të energjisë me heqjen e fashës të mbrojtur.
Dje, mazhoranca u dëshmoi shqiptarëve se sa përzemër i ka ajo braktisjen e premtimeve me të cilat ka marrë votat e tyre, duke rrëzuar Amendamentin. Qeveria dështoi të kthente përgjigje se përse nuk pranon që të mbajë premtimet me të cilat u kërkoi votat shqiptarëve.
Opozita prej gati dy vitesh ka propozuar 65 amendamente që kanë të bëjnë me uljen e çmimeve dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve. Mazhoranca gjithnjë ka refuzuar.
Por ballafaqimi me popullin dhe me të vërtetën po vjen.
Shqiptarët më 21 qershor do t’i kthejnë përgjigjen e merituar kësaj mazhorance arrogante, që ka braktisur qytetarët dhe vetë është zhtyrur në korrupsion galopant.
Shqiptarët do të përqafojnë ofertën e re që ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve, me taksa të ulëta, me cmime të ulëta, ofertën që sjell zhvillim, punësim, siguri e dinjitet.
Sigal