Rama merr në mbrojtje Saimir Tahirin: Uroj të mos bëhem kurrë pishman

556
A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Me këtë pyetje e nisi fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së kryeministri Edi Rama, ndërsa tregoi se sa shumë donte që ai të dilte i pafajshëm.
Rama e ka marrë qartë në mbrojtje duke thënë se e konsideron sulm politik atë çfarë po i bëhet atij. Sipas kryeministrit përderisa nuk merr përgjigje pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri ai dhe PS-ja do ta mbështesin.
“Pas prindërve të tij, njeriu që dëshiron të besojë në pafajësi jam unë, por ndryshe nga nëna dhe babai unë nuk jam prindi i tij. Qysh se u bëra kryeministër edhe me tim bir kam komunikuar më pak. Ai ishte i riu i parë që hyri në seli pas meje”,- tha Rama.
Sigal