Rama mbledh të gjithë kryetarët e bashkive socialiste, në vendin, ku u martua Skënderbeu

441
Sigal

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka hapur fushatën elektorale në Berat duke mbledhur të gjithë kryetarët e bashkive socialiste në lokalin  ”Kostel Parekë”,  që ndodhet 2 kilometër larg qendrës së qytetit, rrëzë malit Partizani, aty ku ka bërë dasmën Skënderbeu. Burime të mirinformuara për “Telegraf”, bëjnë të ditur se, në këtë takim, ku Edi Rama, mblodhi vetëm kryetarët e bashkive socialiste, por nuk u ftuan  kryetarët e degëve të PS-së. Rama, për të qenë konspirativ, në këtë mbledhje të fushatës elektorale, mbajti larg edhe mediat dhe, sipas burimeve të informimit, ka shpalosur platformën strategjike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.  Rama  u është  shprehur kryetarëve të bashkive socialiste:“Ju jeni  shtylla e socialistëve, pasi jeni zgjedhur me votën e popullit socialist, për këtë edhe unë kam shumë besim tek ju dhe do të jeni shtylla e kësaj fushate, e cila mund të jetë edhe e ashpër dhe, si e tillë, ne duhet të jemi të përgatitur dhe të mbrojmë votat e elektoratit tonë”.  Në këtë takim është theksuar se, PS-ja do t’i fitojë zgjedhjet thellë dhe do t’i rikthejë besimin këtij populli, i cili është zhytur në një kaos të madh nga kjo qeveri.  Mosprania e krerëve të kryetarëve të partisë ka një domethënie të madhe dhe ndoshta kjo lidhet me mosbesimin që ka Rama edhe për kryetarët e PS-ve të qarqeve dhe bashkive, të cilët nuk janë të zgjedhurit e tij. Disa të zgjedhur të strukturave të PS-së në Berat, u shprehën për “Telegraf” të habitur, kur mësuan që Kryetari i PS-së është në Berat, zhvillon mbledhje me kryetarët e bashkive socialiste dhe nuk i ka ftuar edhe ata, meqë  mbledhja bëhet për fushatën elektorale, e cila do të bëhet me kontributin e të gjithëve dhe jo vetëm me zotësinë e disa të zgjedhurve e të besuarve të Kryetarit të PS-së, Edi Rama./