Rama mbi marrëveshjen: Nga krizë u kthye në një fillim të ri

479
Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikimin javor që mban në faqen e tij zyrtare të Facebook ka folur mbi marrëveshjen me kryeopozitarin Lulzim Basha për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai u shpreh se marrëveshja ishte një nga ato rastet kur një krizë kthehej në një fillim të ri.
“Kjo javë solli atë që vetëm unë mbase nuk e besoja se mund të ndodhte. Kur them mbase unë ishte mbase instinkti që më jepte pakëz shpresë, pasi hendeku ishte mjaft i madh kur laku thuajse ishte i shtrënguar në fyt. Por përmbajtja e kapitujve ishte ca më e ndryshme përmes interpretimeve. Por çfarë ka më shumë rëndësi është se kjo marrëveshje është një nga ato rastet kur një krizë kthehet në një fillim të ri. Edhe pa u bërë marrëveshja, qeveria me urdhër administrativ ishte angazhuar për të mos harxhuar asnjë para publike. Ministrat e rinj teknikë do jetë si kujdestarë të etikës zgjedhore dhe nuk do kenë presion ndaj punonjësve për të marrë votën. 25 qershor do kemi zgjedhje të lehtësuara”,- tha Rama.
Rama komentoi edhe ministrat e rinj të qeverisë teknike të cilët i cilësoi si kujdestarë të etikës zgjedhore. Padyshim që nuk la pa përmedur edhe 71 mandatet për të mbajtur timonin politik në zgjedhjet e 25 qershorit që u dekretuan ditën e sotme nga Presidenti i vendit Bujar Nishani.
“Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar që ta mbajmë ne timonin e reformave shtetbërëse, me të njëjtën formë që luftuam për Vetting-un, të luftojmë për ekonominë”,-tha ai
Sigal