Rama: Manjani, kandidatura më e përshtatshme

454
Përmes një deklarate për mediat, pasi ka zyrtarizuar emrin e Yllit Manjanit si Ministër i Drejtësisë, Kryeministri i vendit Edi Rama e ka vlerësuar atë si më e përshtatshmja për të çuar më tej punën e nisur në drejtimin e institucionit. Kryeministri ka diskutuar më pas me zotin Manjani përfshirjen e tij në kabinetin qeveritar. Reforma në Drejtësi, përmirësimi i punës në zyrat e hipotekave, rritja e cilësisë së shërbimit në burgje, si edhe ritmi i asistencës teknike të Ministrisë së Drejtësisë në procesin e hartimit të akteve ligjore e nënligjore në funksion të reformave, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit. Pritet firma e Presidentit Nishani dhe më pas aprovimi i Parlamentit, për të zyrtarizuar përfundimisht ministrin e ri të drejtësisë.
Sigal