Rama: Lulzimi kur shkon tek të varfrit kërkon të gjejë ndihma për të dalë foto me të pasurit

124
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për skemën e re të ndihmës ekonomike për të cilën është akuzuar nga opozita se ka përjashtuar mbi 20 mijë familje të varfra. Ndonëse foli me shifra për të dhënat e ekonomisë dhe varfërisë në qeverisjen e PD-së dhe aktualisht, nuk munguan as deklaratat politike.
Kryeministri tha se opozita sot është pa vizion, pa lidership dhe nuk di se ku ka kokën. Sipas Ramës, deputetët demokratë që kërkojnë sot llogari për skemën ekonomike, i jepnin vetes ndihmë ekonomike në këshillin bashkiak të Kukësit.
Nuk mungoi as një thumb për takimet e kreut të PD-së Lulzim Basha me disa prej të përjashtuarve nga ndihma ekonomike, që sipas Ramës i përdor këto takime për të mbledhur ndihma për të dalë fotografi me të pasurit.
PJESË NGA FJALA I RAMËS
Ky mocion me debat i kërkuar nga kolegët e PD është një tjetër mundësi që shqiptarët të shohin qartë dallimin mes atyre që nuk dinë ç’kërkojnë dhënëve që jemi të vendosur të çojmë përpara një reformë. Në sfond të kësaj reforme ka një histori të qartë. Varfëria u rrit në 14.3 %, varfëria ekstreme në 2.35, ndërkohë që mbulimi mbi skemën e ndihmës ekonomike është mbi14 %.
Në vitin 2012 nënshkruhet marrëveshja në këtë kuvend, ratifikohet me ligjin 84/12 marrëveshja e huas mes Shqipërisë dhe BB për modernizimin e asistencës sociale. Në vitin 2012 qeveria e asaj kohe që është sot opozitë jashtë kohe, vendosi një formulë pikëzimi me një vendim qeverie. Po në atë vendim u pilotua dhe skema e tre rajoneve. Si me të gjitha reformat e tjera dhe me atë reformë qeveria e asaj kohe sot opozitë jashtë kohe, vijoi avazin e vjetër të korrupsionit. Këta që kërkojnë llogari për skemën ekonomike, i jepnin vetes ndihmë ekonomike në këshillin bashkiak të Kukësit. E çonin në kaskadë , tek fisi, tek fara dhe celulat e klaneve të partisë. E nisëm reformën menjëherë pasi hoqëm një sërë kriteresh të qeverisë së asaj kohe, duke përjashtuar televizorin, frigoriferin dhe bolierat dhe ndryshimin e vendbanimit. Kujtoj se llogaritja e të ardhurave të pensioneve minimale shërbenin për të përjashtuar shumicën e familjeve të varfra nga skema e asaj kohe,. Eliminuam çdo burokraci. 8 dokumente nga 9 u hoqën. Nëse deri dje një qytetar i varfër nuk plotësonte dot dokumentet për shkaqe financiare nuk aplikonte dot. U krijuar sistemi elektronik.
Këtu u bë disa kohë që flitet në hava për 20 mijë familje të larguara nga skema, por nuk flitet që këto ndryshime që sollëm ne me reformën kanë mundësuar që mbi 800 familje të aplikojnë për futjen në skemën e ndihmës ekonomike…
Lot krokodili derdhen përditë në mungesë të një programi, një lidershipi, në mungesë të një opozite që nuk di ku ka kokën, jo më tu gjejë rrugë atyre që kërkojnë. U jepnin ndihmë ekonomike 6 mijë lekë të vjetra këta që sot kanë gojë të vijnë këtu. 15 mijë familje që më parë trajtoheshin me ndihmë ekonomike të pjesshme nga 6 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra në muaj sot përfitojnë 80 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Ndihma ekonomike është vetëm një aspekt. Aspekti tjetër është e gjithë paketa e mbështetjes sociale.
Lulzimi kur shkon tek të varfrit i përdor për të dalë në fotografi dhe nuk e ka mendjen për t’i ndihmuar por si të gjejë ndihma për të dalë fotografi me të pasurit.