Rama: Luli e PD, i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të vendit

465
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas
deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili nga Gjermania tha se Rama gënjeu
sepse nuk do të pranojë për përgjegjësinë që ka për ligjin e Vettingut.

Rama në një postim në rrjetin social FB, ironizon Bashën duke
thënë se ai është i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të këtij vendi.

“ Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA,  gënjejnë të
gjithë veç Lulit e PD,  që janë i vetmi përkthyes besnik i të vërtetave të
këtij vendi”, shkrua ai.