“Rama lidhje të ngushta me korrupsionin dhe krimin e organizuar”

488
Sipas “Washington Times”, kryeministri Rama ka lidhje të ngushta me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gazeta amerikane ka publikuar një shkrim nga Jason Katz, i cili është drejtor në një kompani amerikane dhe ish-zyrtar amerikan. Shkrimi në fjalë godet drejtëpërdrejt kryeministrin Rama, duke thene se mban lidhje të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë shkrim, “Washington Times” e ka titulluar “Një Albatros në Shqipëri”.
“Shqipëria ka një pengesë të madhe, Qeveria aktuale shpërfill sundimin e ligjit dhe ka marrëdhënie të ngushta me krimin e organizuar dhe korrupsionin, që thuhet se në krye të tyre qëndron z.Rama. Shkeljet e fundit të Kushtetutës dhe të ligjit nga ana e tij, mund të jenë një pengesë e mundshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 
Ngjarja e fundit ka të bëjë me pretendimin për përgjimin e paligjshëm të opozitës shqiptare, zyrtarëve të Qeverisë, ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj në Tiranë”, shkruan gazeta amerikane. Artikulli vazhdon se pas hetimeve, u pezullua Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerë policie u lanë në “arrest shtëpie”. Në një reagim plot zemërim, Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sulmuan në mënyrë të përsëritur gjyqtarin që dha vendimin.
“Nga ana politike, panorama shqiptare tregon një opozitë që bën sulme të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, të cilin e sheh si rrezik për vendin”, vijon artikulli. Autori i shkrimit e mbyll me një këshillë për administratën e re amerikane, që pritet të dalë pas zgjedhjeve presidenciale që sipas tij, duhet të mos e lërë mënjanë Shqipërinë “edhe pse Rama mund t’ju duket një albatros”.
Sigal