Rama lë mënjanë gjuhën kërcënuese për banorët e ‘Unazës së Re’, tani zgjedh ti përgëzojë

553
Sigal

Kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Twitter në lidhje me “Unazën e Re”. Ai ka përgëzuar banorët pasi sipas tij po ndahen nga “SHQUP-i” dhe po përfitojnë sipas ligjit.

“Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale,bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik. Hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”, ndërsa ka publikuar foton e disa prej tyre që sipas tij kanë pranuar bonuesin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit.

Edhe Veliaj i bëri jehonë lajmit që dy familje kishin pranuar prishjen e banesave të tyre, dhe strehimit në banesa sociale.

Megjithatë situata tek Unaza e Re mbetet e tensionuar. Edhe sot banorët u përplasën me policinë e cila për shkak të rezistencës së tyre liroi njërin prej tyre pasi e kishte futur dhunshëm në furgon. Pasi u lirua ai tregoi se ishte dhunuar nga policia brenda në furgon.

Pamjet e momentit të përplasjes: