Rama: Kush ka shqetësim për marrëdhënien time me Turqinë, e pastë me shëndet!

444
Kryeministri Edi Rama, në intervistë foli edhe për marrëdhënien e veçantë me Turqinë dhe rrezikun e kësaj marrëdhënieje. Kryeministri u shpreh se një shqetësim i tillë nuk ekziston në BE dhe se ai mirëpret të gjithë investimet turke. “Nuk ka shqetësime të kësaj natyre, kush i ka, i pastë me shëndet. Marrëdhënia e Shqipërinë me BE-në, matet me cilësinë e qëndrimeve tona. Qëndrimet e Shqipërisë kanë qenë të linjëzuara me BE-në. Turqia është në NATO. Është një vend mik. Kemi një marrëdhënie shumë pozitive, por e vërteta është se unë shpresoj dhe punoj, që të ketë shumë më tepër investime turke në Shqipëri, sepse bilanci ynë tregtar është shumë larg atij potencial.” Sa i përket kërcënimit se Shqipëria mund të pllakoset nga ekstremizmi islamik apo nga Rusia, Rama u shpreh se nuk ka thënë këtë gjë, por se e ka deformuar media që ai e quan kazan. “Më vjen për të vjellë, kur dëgjoj këta profesorët e kazanit mediatik, që flasin për shantazhim të Evropës. Po presidenti Juncker kë shantazhoi kur tha se Ballkani duhet të bëhet pjesë e jona ose një luftë tjetër mund të shpërthejë?
Sigal