Rama kritikon deputetët në mbledhje, koordinator për lidhjet me Ministrat

476
Sigal

Mbledhja e grupit parlamentar të PS, është shoqëruar me kritika të ashpra të Kryeministrit Edi Rama ndaj deputetëve. Ai ka shprehur rezerva për mungesën e të zgjedhurve socialistë në festimet që po zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit, për festën e 70-vjetorit të Çlirimit të atdheut. Po ashtu në mbledhje është bërë me dije, se duke nisur nga dita e sotme, në çdo Ministri do të ketë një koordinator për të mbajtur lidhjet mes deputetëve dhe ministrave. Një koordinator do të ketë edhe në Kryeministri. Duket se ky është një vendim, që vjen pas rezervave që deputetë të caktuar kanë lëshuar, për moskorrektesë të ministrave ndaj tyre.