Rama: Kritikat e ndërkombëtarëve? Unë jam kryeministër i shqiptarëve

414
TIRANË – Replikat në “ajër” mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu gjatë konferencës për Antidrogën, nuk i kanë shpëtuar debatit ne Kuvend, që ashtu siç thuajse në çdo seancë, del jashtë rendit të ditës. Opozita i ka përmendur sërish kreut të qeverisë se vepron më “kokën” e tij përballë kritikave që vijnë nga kryediplomatët. Por kryeministri Rama i është përgjigjur shkurt: Jam kryeministër i shqiptarëve.
Shefi i mazhorancës tha se opozita merr përsipër të flasë me kompetenca si përfaqësi diplomatike, por tha se akuzat e tyre për çështjen e ndërkombëtarëve janë spekulative. Përndryshe, theksoi Rama, – ambasadori amerikan nuk do të kishte vlerësuar si të jashtëzakonshëm përparimin në luftën kundër drogës, gjatë prezantimit dje të rezultateve krahasuese ndër vite nga Guardia di Finanzia.
Paloka: Nuk e donit dekriminalizmin në qershor se do kandidonit Bushin dhe Rroshin, Rama dilte në kafe me të për të treguar para ndërkombëtarëve se nuk dua t’ia di për ju.
Rama: Së pari, këtë punën e ndërkombëtarëve, për ju jo për mua, mos e përmendni shumë, ky është parlamenti i shqiptarëve, nuk është i ndërkombëtarëve. Unë jam kryeministri i kësaj qeverie, nuk jam as i dërguar i OKB, as ambasador i ndonjë shteti tjetër. Çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë, dhe çfarë besojmë ndryshe nga partnerët, dhe nga ju që ju kemi më shumë miq se ta, e besojmë dhe mendojmë ndryshe, dhe nuk e bëjmë. 
Ju kujtoni se thoni ndonjë gjë të zgjuar që ju jep pamjen e kalorësve të luftës me krimin kur thoni që ky del në fotografi me kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Zgjedhjet nuk kanë dy vjet, dy muaj kanë këto të dytat, dhe nuk është se shqiptarët (se flisni dhe në emër të shqiptarëve ju), se shqiptarët mbas dy vjetësh nuk përtuan tju japin të njëjtën sasi shpullash dy muaj më parë. Se e keni dhe çobanin të rraskapitur që nuk rri dot në këmbë jo më të marrë juve para, se i keni ngelur 30 dele këtu.
E keni bërë zhele fare raprotin me arsyen.Jeni ka jashtë loje mendërisht saqë i mendoni shqiptarët për kaq budallenj. Guardia di Finanzia që jua ka vënë përpara juve ministrave të flamurit, të gjitha fotot ajrore të kanabisit në Shqipëri, ju Antidroga që ratë nga qielli çfarë bëtë? 32 hektarë mbjellë në kohën tuaj, 7 % vetëm keni shkulur, e me siguri i keni shkulur me Gaten, ju ka thënë Gatja shiko këta po na bëjnë konkurrencë. 
I mbani mend autobotet që dilnin në autostradë për të vaditur republikën?
Gurdia di Finanzia dokumenton që nga 44 hektarë, 43. 2 hektarë janë asgjësuar, përse e mohoni? Se tani e keni bërë SHQUPI-n si përfaqësi diplomatike. Ai ambasadori që i referoheni ju kaq shumë në mënyrë spekulative, si shpjegohet që tha: Përparimi në luftën e drogës ka qenë i jashtëzakonshëm? Meqë ju jeni shtëpia e diplomatëve dhe i dini të gjitha që thonë ata. Ju jeni një vaj medet që i vjen keq njeriut kur harxhon frymën me ju”.
Sigal