Rama-krerëve katolikë evropianë ‘Ne shembull të tolerancës fetare’

453
TIRANE – Krerët katolikë të Evropës u mblodhën sot në Tiranë, qyteti i cili do të presë takimin botëror të paqes që do të mbahet këtë shtator, ku vendi ynë do të jetë edhe një herë simbol i bashkëjetesës fetare në botë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryeministri Edi Rama tse kujtimi ende i gjallë dhe i paharruar e vizitës së Papa Françeskut vitin e kaluar do të pasohet tashmë me takimin botëror të paqes. Në këtë kuadër Rama tha se vendi ynë edhe një herë është ftuar të jetë shembull i bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare.
“Nuk është shumë e zakonshme që një kryeministër të marrë fjalën në një takim kaq specifik. Bëhet fjalë për një event të rëndësishëm për komunitetin katolik. Ambicien për ta bërë Shqipërinë edhe një herë një pikë takimi për artizanë të paqes dhe modestisë me të cilën organizuesit e ndërmorën pranova me shumë kënaqësi të vij për ta përshëndetur. Çka më shtyn edhe më tepër është edhe vizita baritore e Papa Françëskut. Apostulli i parë me të cilin imzot Noli e quan ungjillor e përkufizon kështu fjalën: Fjala e shpirtit është e gjallë dhe përmbushëse, më e mprehtë se një shpatë me dyte. Si e tillë më oshëtin edhe fjala e Papa Françëskut që e shqipëroi gjatë dhe pas vizitës së tij në Tiranë. Në Shqipëri kemi dëshminë e diçkaje që tejkalon paqen dhe tolerancën, përvojën e të qënurit pandashmërit bashkë. Ndonëse e panjohur Shqipëria ka qenë që në krye të herës një simbol bashkëjetese dhe vëllazërimi.” tha Kryeministri Rama
Rama: Po çoni në fund amanetin e Papa Françeskut dhe Gjon Palit II
Më tej shefi i qeverisë vlerësoi punën e bërë ndër shekuj nga rregulltarët katolikë në dobi të paqes dhe ardhjes në ndihmë të personave në nevojë. Siç u shpreh kryeministri Rama janë edhe sot rregulltarët katolikë të cilët barbarisë që ekziston në disa zona i përgjigjen me dhembshuri dhe modesti. Kjo për Ramën është përmbushja e një amaneti të lënë nga Papa Françesku dhe Papa Gjon Pali II gjatë vizitave të tyre në vendin tonë.
“Në zona të nxehta të globit sot ku barbaria po kthehet si formë normale, janë rregulltarët ata që vijnë materialisht dhe shpirtërisht në ndihmë të popullsive, nga Korea e Veriut ku sundon edhe sot një diktaturë absurde, në Kubë duke kaluar në rajonet e stërmunduara të Lindjes së Mesme. Rregulltarët katolikë japin një shembull uniteti që të gjitha burojnë nga një fjalë e vetme: thjeshtësia e shpirtit përballë madhësisë së një bote të komplikuar. Rregulltarët mund të kundrohen se si me një modesti ekstreme, me një durim të mahnitshëm tjerrin në mënyrë të palodhur, copën e paqes dhe kungimit mes gjithë njerëzve pa dallim racash, pa dallim pozicionesh gjeografike apo sociale. Të dashur miq me shembullin tuaj ju kontribuoni të përmbushet një amanet nga Papa Françesku, por të lëna këtu pak metra nga kjo sallë nga Shën Gjon Pali II gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri 22 vjet më parë. Sheshi që ju përshkuat, i tha duhet mësuar arti i dialogut dhe i të dëgjuarit qoftë edhe kur është i stërmundimshëm. Ky është çmimi i lirisë, dhe rregulli parësor që të përpiqemi për të përputhur ndërgjegjet tona.” u shpreh Rama
Veliaj: Toleranca fetare, dhuratë e lidhur ngushtë me ekzistencën tonë si komb
Ndërkohë Ministri i Mirëqenies Socialie dhe Rinisë i cili është njëherësh edhe Kreu i Komitetit shtetëror “Lutja e Paqes 2015” Erion Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për krerët katolikë evropianë që zgjodhën vendin tonë për të mbajtur takimin për paqen në shtator. Veliaj nënvizoi se tolerana dhe bashkëjetesa fetare, është një dhuratë për Shqipërinë, e lidhur ngushtë edhe me ekzistencën tonë si komb.
“Është një bekim të ju mirëpresim në Shqipëri për të organizuar konferencën tuaj. Dua të ju falënderoj që zgjodhët vendin tonë për të treguar unitetin tuaj. Ndërsa ju shoh bashkë në Tiranë më bën të ndihem mirënjohës dhe shumë falënderues. Ne i jemi mirënjohës kishës për kontributin e dhënë në konsolidimin e vendit. Mua më takon dy herë që të shpreh mirënjohjen time. Sot keni çdo të drejtë të ndiheni krenarë në ndihmën që keni dhënë në këtë vend. një punë dhe përkujdesje që disa herë kanë lënë pas shtetin. Një punë e bërë me dashuri me unitet dhe dashuri mund të ketë. Më vjen mirë që Tirana është kthyer në një pikë takimi, që vjen pas Papës në takimin botëror të paqes. Ndihemi shumë krenarë. E di që para se të vini keni dëgjuar për tolerancën fetare. Ekzistenca e shtetit tonë është e lidhur ngushtësisht me këtë dhuratë. Unë ju uroj shumë suksese nga puna juaj në Tiranë.” tha Ministri Veliaj – See more at: http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/rama-krer-ve-katolik–evropian—-39-ne-shembull-t–toleranc-s-fetare–39–281050.html#sthash.WVA9QbdP.dpuf
Sigal