Rama krah Haradinajt dhe Limajt, adreson kritika ndaj BE-së dhe sfidon Serbinë: Ky është qëndrimi i Shqipërisë për taksën 100%

460
Sigal

Kryeministri Rama po flet tani ‘live’ nga mbledhja e dy qeverimë, mes asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, mbledhje e cila po mbahet në Pejë.

Rama në fjalën e tij, ndërsa theksoi se Kosova është një shtet i pavaruar dhe nënvizoi se Kosova ka ka shënuar përparime, adresoi edhe kritika ndaj BE-së që sipas tij ka bllokuar me pa të drejtë qytetarët e Kosovës për të mos lëvizuar të lirë.

“Jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që duhet të njohin Kosovën dhe lëvizjen e lirë të saj. Themelimi i FSK-së ishte hapi i duhur për plotësimin detyrat e një shteti, që s’mund të konsiderohet nga askush si një gjysmë shtet. Shfaqjet e fundit si ato të INTERPOLIT, tregojnë skema frikrash dhe makthesh për tu viktimizuar në sytë të botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shprehur vullnetin për ta kapërcyer këtë me anë të një dialogu të sinqertë dhe të drejtpërdrejte”, tha ai.

Kryeministri Rama gjithashtu foli edhe për vendimin e qeverisë së Kosovës për të taksuar 100% produketet nga Serbia dhe Bosnja.

Rama tha se ky është një vendim irracional në kushte normaliteti por është vendim normal në kushtet e tanishme, për mënyrën se si Serbia po sillet ndaj Kosovës.

“Është një vendim irracional në kushte normale, por Tarufa 100% është reagim politik, është një reagim politik ndaj një sjelljeje supremacie të Serbisë”, tha Rama.