Rama konferencë live në FB: Vettingu do të kalojë, me ose pa PD

394
Kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillojë një bisedë LIVE pyetje-përgjigje me qytetarët përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter. Kryeministri është treguar i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve për të cilat kanë interes qytetarët.
Në lidhje me vettingun, kryeministri Rama tha se me apo pa konsensusin e opozitës, ai do të kalojë. “Nuk e kemi konsensusin e PD dhe unë dua të shpresoj se PD do të reflektojë dhe do të përpiqet ta fsheh se nuk e do reformën në drejtësi, por me ose pa konsensusin e PD ne do të shkojmë përpara. Këto ligje do të kalojnë me 84 apo më shumë vota të shumicës qeverisëse”, tha Kryeministrit.
Një tjetër çështje që Rama ka folur, ka qenë rritja e pagave dhe pensioneve, duke thënë se ky është shqetësimi i qeverisë së tij. Kryeministri Rama premtoi se po bën të pamundurën që të krijohen kushtet për rritjen e tyre.
“Rrogat dhe pensionit janë shqetësimi im i parë, për të shkruar drejt krijimit të kushteve për të rritur ato. Administrojmë një shtëpi që është e përbashkët, ku të gjithë me pak mundim, mund të gjenden kushtet për të ngritur nivelin e shpërblimit dhe jetesës. Me heqjen e taksës së sheshtët, kemi rritur vlerën e rrogave. E nisëm me një ekonomi mes 0-1% dhe tani parashikojmë që shifrat të shkojnë në 3%”, tha Rama.
Një tjetër temë që Rama foli, ishte çështja e koalicionit, ku ai tha se në disa çështje kanë nevojë për përmirësim, por në përgjithësi ai ka funksionuar shumë mirë, falë të cilit janë bërë reforma që po transformojnë Shqipërinë.
“E di shumë mirë që koalicioni ka shumë mbështetës, ka edhe shumë skeptikë dhe jo pak kundërshtarë. Ai duhet parë në dy nivele; në nivelet e përditshmërisë në të gjithë territorin, ku ka shumë probleme. Këtu flas në marrëdhënien e administratës edhe përfaqësueseve të koalicionit dhe në nivelin e qëllimit dhe objektivin afatgjatë, për të reformuar. Nëse në aspektin e parë ka vend për të krijuar ndjesë dhe ka nevojë për përmirësime, në nivelin tjetër, është shumë i suksesshëm siç është realizmi i shumë reformave. Shumë shpejt do ulemi në në një tryezë në nivel koalicioni për të diskutuar projektin për 4-vjeçarin e ardhshëm dhe do të vendosemi se si do të paraqitemi përpara shqiptarëve në mandatin e ardhshëm. Tashmë koalicioni ka edhe një mbështetës tjetër që është PDIU. Ky koalicion, në gjykimin e të përditshmes, mund të ketë shumë gjëra për t’u përmirësuar, por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritë së madhe sepse është baza e bërjes së reformave që po transformojnë Shqipërinë”, – tha Rama mes të tjerash.
Sigal