Rama konferencë live me ndjekësit në rrjetet sociale

419
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka në plan të bëjë ndryshime në qeveri. Prej orës 12:00, Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Twitter dhe Facebook, ku mohoi ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Interesimit të qytetarëve në lidhje me bashkëpunimin me kreun e LSI-së, Meta, kryeministri u shpreh: “Marrëdhëniet me Metën janë më të mirat se asnjëherë tjetër”.
Gjithashtu kryeministri iu përgjigj pyetjeve të ndryshme dhe rreth operacionit ndaj informalitetit në ekonomi, që pritet të nis në shtator. Ai e cilësoi atë si, “një betejë të jashtëzakonshme në mbrojtje të biznesit të ndershëm që paguan taksat.
Mbi 2 mijë pyetje në Facebook
Një numër i madh qytetarësh janë përfshirë në këtë bashkëbisedim pyetje përgjigje në dy rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Në Facebook, Ramës i janë drejtuar afro 2 mijë pyetje. Qindra pyetje të tjera janë drejtuar dhe në Twttier, ku Rama ka kthyer dhe përgjigje për një pjesë të mirë të tyre.
I pyetur për marrëdhëniet me Greqinë, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se vendit fqinj i duhet ende kohë të kuptojë që Shqipëria nuk pranon tutelë.
Përse Greqia duhet të ndërhyjë gjithmonë në çështjet e brendshme të Shqipërisë?
Rama: E bënin shpesh në të shkuarën, e bëjnë më rrallë. Duan ende kohë si duket që ta kuptojnë se Shqipëria s’pranon me tutelë.
Ndryshimet në qeveri dhe marrëdhënie me Metën
Kryeministri, Edi Rama ndërsa u pyet për marrëdhënien me aleatit kryesor në koalicionin qeverisës, tha se ka marrëdhënien më të mira se asnjëherë më parë që prej bashkëqeverisjes. Ndërsa i pyetur nëse ka plan për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar, Rama mohoi një gjë të tillë.
A do të këtë ndryshime në kabinetin qeveritar?
Rama: S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin.
Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?
Më të mira se asnjëherë më parë qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku.
Z. Kryeministër a do mundet t’ju lejojë ndonjëherë Ilir Meta të bëni me të vërtetë shtet?
Rama: Shtetberja është një proces që nuk kryhet në kaq pak kohë ndryshe pse s’është bërë për kaq shumë e shumë vjet!
A do të këtë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-së?
Rama: S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar më 23 qershor 2013.
Azilkërkuesit? Rama: Shumica kanë shkuar nga Greqia në Gjermani
Shumë pyetje drejtuar kryeministrit, Edi Rama në bashkëbisedimin në Facebook dhe Twitter kishin të bënim me numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani. Duke theksuar se Gjermania nuk do të japë azil politik për emigrantët shqiparë, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shumica e këtyre qytetarë janë larguart kryesisht nga Greqia.
Mund të dimë se çfarë plani keni për azilantët e Gjermanisë?
Rama: E përsëris shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu.
Pse po ikin kaq shumë qytetarë shqiptare nga Shqipëria në Gjermani?
Rama: Është fakt që dihet tanimë dhe nga autoritetet atje se shumica dërrmuese e shqiptarëve s’janë të ikur nga Shqipëria po nga Greqia!
A do i takosh azilantët shqiptarë kur të shkosh në Gjermani? Çfarë do u thuash atyre? Pse nuk ke folur për ta?
Rama: Në Gjermani nuk merr dot azil politik asnjë shqiptar, ndërsa azil ekonomik nuk ka! Prandaj kush e merr atë rrugë vetëm humbet.
Zoti kryeministër a do hapet punë në Shqipëri që të kthehen emigrantët nëpër vendet e tyre?
Rama: Ka plot emigrantë që janë kthyer në Shqipëri dhe janë në punë. 
Reforma në drejtësi, Rama: Do ta godasim korrupsionin siç e nuk ia rrok mendja shumëkujt
Kryeministri, Edi Rama duke folur për reformën në në sistemin e drejtësisë që është një nga kushtet për integrimin në BE, tha se do të ketë masa të ashpra. Rama deklaroi se reforma do të godasë korrupsionin siç nuk e pret askush.
A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?
Rama: Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk ia rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit.
A është e mundur të ndryshohet ligji ku gjykatës të jenë edhe të huaj? Mendoni që do ishte një e mirë për shqiptarët?
Rama: Reforma në Drejtësi do japë një përgjigje të plotë për të gjitha pikëpyetjet që koha ka ngritur mbi kufomën e drejtësisë.
Pse paratë konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?
Rama: Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë studentet në nevojë do të financohen nga shteti.
Pyetje & Përgjigje
A do të këtë ndryshime në kabinetin qeveritar?
Rama: S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin.
Si janë marrëdhëniet tuaja me Ilir Metën?
Më të mira se asnjëherë më parë qysh se kemi vendosur të qeverisim Shqipërinë së bashku.
Z.Rama kur do të marri shteti masa për kontrabandën që bëhet në doganat e Jugut?
Rama: Fenomeni i kontrabandës në dogana është minimizuar ndjeshëm, mos dëgjoni bufat e natës politike! Po sigurisht që lufta bëhet përditë.
A është e mundur të ndryshohet ligji ku gjykatës të jenë edhe të huaj? Mendoni që do ishte një e mirë për shqiptarët?
Rama: Reforma në Drejtësi do japë një përgjigje të plotë për të gjitha pikëpyetjet që koha ka ngritur mbi kufomën e drejtësisë.
Z. Kryeministër kur orëmatësit e energjisë do të zhvendosen nga sallonet e shtëpive, tek porta e jashtme e shtëpisë?
Rama: Plani i modernizimit të sistemit të faturimit e arkëtimit të parave për shërbimin me energji ecën përditë sipas një programi konkret.
Deri kur do të vazhdohet kështu nëpër spitale?
Rama: Përmasimet në spitale janë të mëdha por sigurisht për të pasur spitalet që duam na duhet ende shumë punë më shumë para dhe kohë.
Z. Kryeministër a do mundet t’ju lejojë ndonjëherë Ilir Meta të bëni me të vërtetë shtet?
Rama: Shtetberja është një proces që nuk kryhet në kaq pak kohë ndryshe pse s’është bërë për kaq shumë e shumë vjet!
Çmimi i karburantit sot në Shqipëri është 1.33€/L e ndërkohë fqinjë si MK apo MNE kanë një çmim gati 40% më të lirë… 
Rama: Fqinjët paguajnë taksë qarkullimi veçmas ndërsa në Shqipëri kjo taksë është brenda çmimit. Llogaria në xhep është e njëjta.
Mbas sa qindra vjetësh ka ndërmend INUK të vijë në Kodër Kamëz?
Rama: Do të prisni pakrahasimisht shumë vjet më pak se ç’keni pritur.
Z. Rama ca do bëhet me luftën kundër korrupsionit që është kudo në spitale në shkolla në administrata kudo?
Rama: Sot ka shumë më pak se ç’kishte po ka ende shumë probleme të lidhura me korrupsionin që zgjidhen me modernizim e me kohë.
Çfarë do bëhet për buqësinë që frutat dhe perimet të mos hidhen në kanale?
Rama: Bujqësia ka shënuar një kthesë të rëndësishme. Këtë vit do të nxjerrim një paketë mbështetjeje si asnjëherë më parë për bujqësinë.
Çfare do të bëni për pusetat e rrugëve që mungojnë në Tiranë?
Rama: Kam bindje se kryebashkiaku i ri i Tiranës do ta zgjidhe shpejt këtë hall të madh shumëvjeçar.
Kur do ketë vende pune me paga që do përballohet jetesa e shtrenjtë?
Rama: Pagat do te rriten kur të ulet informaliteti, kush do rritje page mos të lërë kupon pa marrë kur blen një mall apo pi qoftë një kafe.
Mund të dimë se çfarë plani keni për azilantët e Gjermanisë?
Rama: E përsëris shumica e shqiptareve që ikin në Gjermani janë shqiptarë që ikin kryesisht nga Greqia po jo vetëm. Sigurisht dhe nga këtu.
Pse Presidenti po kthen kaq shumë ligje të miratuara nga Parlamenti?
Rama: Pyesni Presidentin. Për ne është thjeshtë humbje kohe sepse çdo ligj do ta rivotojmë pikë e presje.
Kur do bëni diçka që të mbroni konsumatorin nga çmimet abuzive?
Rama: Çmimet në Shqipëri s’kanë pësuar asnjë rritje të pazakonshme dhe inflacioni është minimal, ndërsa konsumi është rritur ndjeshëm.
Çfarë masash konkrete do të ndërmerrni për të luftuar fenomenin e punës në të zezë dhe kur?
Rama: Do të vazhdojmë siç e kemi filluar, kemi nxjerrë nga skllavëria e punës në të zezë dhjetëra mijëra njerëz që sot janë të siguruar.
Zoti kryeministër a do hapet punë në Shqipëri që të kthehen emigrantët nëpër vendet e tyre?
Rama: Ka plot emigrantë që janë kthyer në Shqipëri dhe janë në punë.
Kur do të realizohet sistemi i ri i ujësjellësit zoti kryeministër?
Rama: Hap pas hapi, kollaj ta thuash më e vështirë ta besh pas njëzet e ca vitesh shkatërrim apo jo?
Prizreni është 30 km larg nga Kukësi po nafta është 400 lekë më llirë. Si shpjegohet kjo?
Rama: Shpjegohet që në Kosovë taksën e qarkullimit e paguajnë më vete, ndërsa në Shqipëri ju e paguani brenda çmimit të naftës.
Sallonet e bukurisë fitojnë shumë e nuk japin kupon tatimor. Kur do të rregullohet kjo?
Rama: Kur ju të mos ikni pa marrë kuponin ose të mos paguani shërbimin po s’ju dhanë kupon ose të denonconi që nuk ju dhanë kupon.
A keni një projekt për liqenin e Paskuqanit?
Rama: Kjo është një pyetje për kryebashkiakun e Kamzës, ai mund t’ju përgjigjet nëse s’është i zënë në ndonjë seancë gjykate a prokurorie!
Çdo të bëhet me legalizimet e njësisë numër 4?
Rama: Kemi bërë më shumë legalizime se në tetë vjetet e qeverisë së shkuar, po s’kemi shkop magjik që t’i bëjme të gjitha menjëherë.
A do e shkulim nga rrënjët njëherë e mirë korrupsionin në gjykatat shqiptare?
Rama: Do ta godasim korrupsionin në drejtësi siç nuk i’a rrok mendja shumëkujt brenda apo jashtë sistemit.
Dhe sa kohë do presë Vlora për t’u furnizuar me ujë 24 orë pa ndërprerje?
Rama: Një sistem i shkatërruar ujësjellësish në njëzet e ca vjet nuk rindërtohet dot i gjithi në më pak se dy vjet. Duhen para e kohe!
Kur do të ketë investime në sportin shqiptar sidomos në atletikë, artet luftarake?
Rama: Kjo qeveri ka investuar për sportin më shumë se gjithë qeveritë së bashku. Shifrat flasin vetë po dhe politikat tona gjithashtu.
A mundet që kush dorëzon kuponët tatimorë të shpenzimeve mujore të rimbursohet pjesërisht?
Rama: Jo, sepse pjesa që i takon qytetarëve nga kuponi tatimor do t’u kthehet në rritje rrogash, ulje taksash, investime në komunitet.
Me hidrocentralin e Kalivaçit çfarë do bëhet?
Rama: Kanë nisur procedurat e rishikimit.
Pse paratë konfiskuara nga krimi, korrupsioni nuk përdoren për krijuar një fond për bursa për studentët në nevojë?
Rama: Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë studentet në nevojë do të financohen nga shteti.
Kur do mbarojë korrupsioni në dogana?
Rama: Është ulur ndjeshëm po lufta me korrupsionin nuk mbaron kurrë në asnjë vend sado të zhvilluar
Keni premtuar që hekurudhat në Shqipëri do të jepen me koncesion. Në çfarë fazë është projekti?
Rama: Mbase më ngatërroni me dikë tjetër. Kam thënë koncesioni është e vetmja rrugë po s’është hiç kollaj të gjesh investitorë strategjikë.
Çfarë do të bëhet me punëtorët e minierës në zonën D të Bulqizës? 
Rama: Zona D, ka një rrezikshmëri të lartë për shkak të barbarizmit ekstrem shumëvjeçar në shfrytëzim! Në javët e ardhshme do të ndërhyhet
Si ka mundësi që me gjithë potencialin që ka Divjaka ju akoma nuk po investoni?
Rama: Në Divjakë është investuar në këtë pjesë të mandatit tonë më shumë se sa ne vite te tera te shkuara se bashku! Mjafton te hapni syte
Jetoj që 12 vjet në Austri dhe kam drejt të bëhem shtetas i Austrisë. Por dëshiroj të bëhem shtetas i Shqipërisë!
Rama: Si shqiptar që je ke të drejtën të zgjedhësh!
Do ta mbash premtimin për vaditje dhe kullim në bujqësi? Deri tani nuk është bërë asgjë në Gjirokastër!
Rama: Deri tani është bërë shumë krahasuar më 21 muaj më parë por ka ende shumë më shumë për të bërë e po punojmë në këtë drejtim.
Cilat do të jenë masat e qeverisë suaj për të ulur çmimin e naftës në tregun vendas?
Rama: Çmimi i naftës në Shqipëri është si kudo tjetër por tek ne ka brenda edhe taksën e qarkullimit që gjetkë paguhet veçmas.
A do të këtë ndryshime në qeveri dhe ministra të PDIU-së?
Rama: S’ka plan për ndryshime në kabinetin qeveritar. Ky kabinet është produkt i kontratës me popullin shqiptar më 23 qershor 2013.
Çfare zgjidhje mendoni t’i jepni çështjes së naftës pasi ka shumë diferencë me vendet e rajonit?
Rama: Diferencën e bën fakti se në rajon taksa e qarkullimit është e ndarë nga çmimi dhe paguhet veç. Në Shqipëri paguhet brenda çmimit.
Zoti KM mbas sa kohesh mendoni se mund të përfundojë reforma në sistemin energjetik, ndryshimin e tensionit të lartë nga 10kw në 20kw.
Rama: Kemi hyrë në një fazë të re! investime të munguara me dekada e përmirësim rrënjësor i shërbimit ndaj klientit pasi shmangëm humnerën.
Prape të vegjëlit e fukarenjtë do ta hanë nga lufta me informalitetin?
Rama: Përkundrazi! Kjo është një beteje e jashtëzakonshme në mbrojtje të tyre, të konsumatorit dhe biznesit të ndershëm që paguan taksa. 
Sigal