Rama: KLD kërcënoi Naçon, askush s’guxon!

131

Edi Rama zgjodhi analizën e 300 ditëve të para të qeverisjes për të dhënë një mesazh të fortë ndaj sistemit të drejtësisë, të cilin e konsideroi si turpin më të madhe të vendit. Rama foli me një gjuhë të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj KLD-së, duke iu referuar përplasjeve të vazhdueshme të këtij institucioni me ministrin e Drejtësisë sa i përket reformimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe rrëzimit të kërkesave të Naços për të marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të gjetur me shkelje. Sesioni i ardhshëm, sesioni kur Aleanca për Shqipërinë Europiane do të vendosë në dukje pjesën e munguar të profilit të vet, reformën në drejtësi dhe luftën pa kompromis kundër të gjithë të korruptuarve dhe të gjithë atyre që bëjnë deklarata në ekrane dhe i këndojnë kundër ministrit të Drejtësisë, kur me atë gjuhë kërcënoheshin individët. Kurrkush në histori nuk guxon të kërcënojë një maxhorancë të zgjedhur nga vota dhe këtu e kam fjalën për KLD-në”,- u shpreh Rama… E një ndër ta është edhe precedenti i gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, i cili kallëzimit të ILDKP-së për fshehje të pasurisë rreth 2 milionë euro, ja ka “hedhur” jo vetëm me  gjykatat, por edhe në KLD, ku ai vetë është anëtar. Për herë të parë kryeministri ka folur për gjyqtarin Gjin Gjoni, duke thënë se ai po bën rolin e viktimës, se po sulmohet nga politika, por në të vërtet emri i tij i kaluar kufijtë e Shqipërisë, madje, është përmendur shpeshherë edhe nga zyrtarë të huaj.