Rama: Keqardhje për Nishanin që zgjedh inercinë e rrënimit të drejtësisë

486
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për Presidentin e Republikës Bujar Nishani sa i përket vendimit të këtij të fundit për të kthyer për shqyrtim në Kuvend projektligjin për Shkollën e Magjistraturës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka reaguar ndaj këtij vendimi të Presidentit Nishani duke u shprehur se sipas tij Nishani ka zgjedhur inercinë e rrënimit të drejtësisë, në vend të reformës rrënjësore në drejtësi. “Keqardhje per Presidentin qe mes inercise se rrenimit te drejtesise dhe reformes rrenjesore ne drejtesi ka zgjedhur inercine” shkruan Rama në Tëitter, ndërsa shton se reforman nuk do të ndalet. Ditën e sotme Presidenti Nishani njoftoi se nuk do të dekretojë ligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke e kthyer sërish për rishqyrtim. Sipas Presidentit, ky ligj ka një sërë shkeljesh të cilat duhet të rishihen, ndërsa nënvizon se ky ligj i heq kompetencat kushtetuese KLD dhe Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të rinj.