Rama: Keni mentalitet ballistësh, Paloka: Kristaqi ka firmosur varjen e poetëve

478
Sigal

Ashtu siç u paralajmërua nga kreu i opozitës, Lulzim Basha se PD do denoncojë keqeverisjen në Kuvend, pritet që seanca e sotme plenare të përfshihet nga debate mes palëve.

Që në nisje të seancës, debatet janë fokusuar tek gjednja e fermerëve dhe sektori i Bujqësisë. Deputetët demokratë akuzojnë kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimet e bëra gjatë fushatës, dhe sipas tyre nuk kanë krijuar mundësi për shitjen e prodhimeve të tyre.

Por këto deklarata kanë ngjallur reagimin e kryeministrit Rama, i cili tha se eksportet e prodhimeve bujqësore kanë shënuar rritje.

DEBATET RAMA-PALOKA
Rama: Do ishte mirë që Universitetit Bujqësor të mos i kishit vënë kazmën paraprakisht. Për ju ishe hapësira e lëmoshave, për ne është hapësira e një zhvillimi, që bazohet tek investime të bazuara në logjikën e tregut. Mirë që nuk bëtë asgjë për të krijuar tregun e tokës, mirë që i latë fermerët në mëshirën e fatit, pa pronën e tyre, bazuar mbi ligji 7501, mirë që nuk lëvizët as gishtin që t’i çonit ujin në parcelë dhe nxorët jashtë përdorimit me mijëra hektarë për shkak të përdorimit të ujit. Bllokuat qindra kilometra të kanaleve kulluese për shkak të rrugëve pa plan. E shkatërruat Universitetin Bujqësor, atë qendër ekselencë që sot duhet të ishte pararoja e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë. Ne jemi angazhuar në një synim konkret për ta rikthyer Universitetin Bujqësor në krye të detyrës së vet. Nuk duhet të jepen vetëm leksione, por të zhvillohen praktika të standardeve europiane. Aty duhet të drejtohet çdo biznes e fermer për të marrë informacionin e duhur për zhvillimin e projekteve të tyre. Jeni shkatërruesit në çdo sektor. Mundohuni që përveç kritikave, që është detyra juaj, të jepni edhe një ide. Na thoni si mund të bëhet më mirë, nëse ne po e bëjmë gabim. Sa për kanabisin mos u shqetësoni fare, se nuk është si thoni ju. Referojuni shifrave të eksporteve bujqësore, dhe do të shihni se janë më të lartat ndonjëherë. Janë produkte që tregtohen jashtë vendin tonë, dhe s’kanë asnjë lidhje me kanabisin që thoni ju.

Paloka: Ju përkeqësuat gjendjen e fermerëve. Premtuat shumë gjëra, po s’bëtë gjë. Rritet çmimin e energjisë, të naftës, taksat, TVSH. Këto po ua thonë fermerët çdo ditë, por ky nuk e pranon. E kalon me batuta pa kripë me fermerët. Ky thotë janë rritur eksportet për prodhimet bujqësore. Po është rritur eksporti i kanabisit. 20 ton në dy javë janë kapur. Ky është realiteti i bujqësisë së këtij zotërisë.

Rama:
 Unë jam me Partizanin, nuk jam me Ballin Kombëtar. Nuk ka arsye për të dalë këtu në emër të Ballit Kombëtar, në emër të Ballit këtu mund të kujtoni sa pula keni shqyer kur keni qenë në qeveri. E keni trajtuar vendin si një pulë që e keni shqyer nga të gjitha anët. Keni shumë të drejtë t’i dekoroni, sepse jeni njësoj si ata. Kur shkoni aty te varrezat e dëshmorëve dhe shkoni përkuleni aty, se s’keni rrugë tjetër, të partizanët jeni. Aty do përkuleni se s’keni ç’bëni.
Sa për fermerët, janë shumë më të zgjuar nga sa i kujtoni ju. Eksperienca e tyre është mëse e mjaftueshme për të kuptuar se ju silleni si në cirk, kur u thoni se u janë rritur taksat. Asnjë taksë nuk është rritur në fshat. Ama u është rritur rimbursimi i TVSh për prodhimet bujqësore.

Paloka: Kisha dëgjuar çdo lloj flote, po flotë ekskavatorësh e kam dëgjuar nga ti (Rama). E në fakt edhe ata i ke dhuratë nga Kina. Flet për subvencione, po ti e di për çfarë farash bëhet fjalë, se i jepni për kastravec e del kungull. Sa për partizanët e bën debatin bosh. Babai im ka qenë partizan por nuk po flasim për këtë. Ndërsa yt atë s’ka qenë as partizan, ka firmosur varjen e poetëve. Dhe ti mburresh nga aktet e të tjerëve, mburresh me aktet e tët eti.

KUVENDI DISKUTON DISA PROJEKTLIGJE
Ndërkohë në rend ditë janë disa projektligje, si ai për “Për falimentimin”, që synon të caktojë rregulla të detyrueshme dhe të barabarta, si dhe të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda ose jashtë procedurës së falimentimit.

Kjo është dhe arsyeja, qe pr/ligji në fjalë shoqërohet dhe me ndryshime në Kodin Civil dhe ne Kodin e Procedurës Civile, që gjithashtu janë pjesë e axhendës se séancës së sotme. Në punimet e parlamentit përfshihet gjithashtu dhe një shtesë në ligjin “Per organizimin dhe funksionimin e Sherbimit to Permbarimit Gjyqesor”, si dhe disa ndryshime në ligjin “Per sherbimin permbarimor gjyqesor privat”.

Projektligji “Per mbrojtjen e bimeve” dhe ai “Per prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE-së, janë dy draftet e tjera që i propozohen seances parlamentare të radhës.